1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procedura për ndalimin e NPD - vetëm çështje formale

Marcel Fürstenau/ Auron Dodi7 Dhjetor 2012

Kryeministrat e landeve mbështesin vendimin e konferencës së ministrave të brendshëm, për ta dërguar çështjen për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese. Mbetet e hapur nëse këtë do ta mbështesë edhe qeveria e Bundestagu.

https://p.dw.com/p/16xIv
Konferenca e kryeministrave te landeve per ndalimin e NPD
Konferenca e kryeministrave te landeve per ndalimin e NPDFotografi: dapd

Qeveria gjermane do të vendosë në tremujorin e parë të vitit 2013 nëse do të bashkohet me procedurën e ndalimit të partisë ekstremiste të djathtë, Partia Nacionaldemokratike e Gjermanisë (NPD). Këtë e bëri të ditur kancelarja Angela Merkel, pas një takimi me kryeministrat e landeve në Berlin. Më parë, të 16 kryeministrat e landeve të Gjermanisë u shprehën pro një ndalimi. Me këtë jepet një sinjal i qartë kundër "ekstremizmit të djathtë", tha kryeministrja e landit të Tyringenit, Christine Lieberknecht. Dhoma e Landeve, Bundesrati do të vendosë në mbledhjen e fundit për këtë vit, më 14 dhjetor për kërkesën për ndalimin e NPD.

Merkeli e justifikoi ngurrimin e qeverisë gjermane me faktin se ka ende "rreziqe juridike". Materialin e mbledhur nga Federata dhe Landet, i cili synon të konfirmojnë veprimtarinë antikushtetuese të NPD, kancelarja e quajti "një mbledhje impresionuese faktesh". Pavarësisht nga nisja apo jo e një procedure ndalimi dhe e përfundimit të saj, lufta kundër ekstremizmit të djathtë "është një detyrë e përbashkët e gjithë shoqërisë sonë", theksoi kancelarja kristjandemokrate.

Landet mbështetin hapjen e procedurës

Që të mërkurën, ministrat e brendshëm të Federatës dhe Landeve, të mbledhur në Warnemünde rekomanduan një procedurë të dytë ndalimi. Procedura e parë dështoi në vitin 2003 në Gjykatën Kushtetuese, sepse materiali i paraqitur si dëshmi e kishte burimin tek shumë informantë të mbrojtjes kushtetuese, të cilët mbanin njëkohësisht poste të larta tek NPD.

Demonstratë e NPD në Neumunster
Demonstratë e NPD në NeumunsterFotografi: Reuters

Megjithë dhënien e votës për ta provuar edhe njëherë ndalimin e NPD-së, Hesseni dhe Landi i Saar-ës kanë dyshim, nëse do të mund ta kapërcehen të gjitha pengesat juridike. Rezervat e tyre, kryeministrat e të dyja landeve i fiksuan në një shënim në protokoll. Me këtë ata ndoqën vlerësimin e ministrave të brendshëm të landeve të tyre. Të rrezikshme konsiderojnë ata para së gjithash një aktpadije të NPD në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë hap e ka sinjalizuar NPD, për rastin kur mund të shpallet antikushtetuese në Gjermani. Gjykatësit e Strasburgut e shohin ndalimin e partive si mjetin e fundit. Që NPD mund të ketë sukses para Gjykatës së Strasburgut, kjo nuk është një shpresë fare e paargumentuar.

Krahas Këshillit Federal dhe Qeverisë Federale, një kërkesë për nisjen e procedurës për ndalimin e NPD mund ta shtrojë edhe Bundestagu, parlamenti. Por shumë deputetë u ankuan në ditët e fundit se nuk e njohin ende materialin e mbledhur kundër NPD-së. E së shpejti kjo do të ndryshojë. Kancelarja Merkel bëri të ditur se Parlamentit do t'i përcillen rreth 1000 faqet e mbledhura. Për të nisur një procedurë ndalimi mjafton kërkesa e një organi kushtetues. Ky parakusht konsiderohet i plotësuar me votën e sotme të kryeministrave të landeve.