1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projektkushtetuta irakiane është gati

Jörg Kaminski28 Gusht 2005

Përfaqësuesit sunitë vazhdojnë ta refuzojnë

https://p.dw.com/p/ArOE
Zedhenesi i qeverise irakiane Latif Kubba
Zedhenesi i qeverise irakiane Latif KubbaFotografi: AP

Me vonesë dyjavore komisioni kushtetues i parlamentit irakian ka paraqitur projektin perfundimtar të kushtetutës së re. Dokumenti do t´u paraqitet irakianeve në mes të tetorit për referendum. Megjithë leshimet në formulim shumica e përfaqësuesve sunitë në komisionin kushtetues nuk e kanë aprovuar dokumentin.
Iraku e ka më në fund projektkushtetutën e shumëpritur.
Por dokumenti ka një të metë që nuk e ka aprovuar shumica sunite në komisionin përgjegjës. Parlamentit në Bagdad iu lexua dokumenti, Zëdhënësi i qeverisë Leith Kubba mjaft i lodhur, i tha stacionit televiziv amerikan CNN, se nuk do të mbetet gjë pa bërë për t´i bindur të gjithë sunitët me zgjidhjen e arritur.
"Jemi përpjekur, që të marrim parasysh shumicën e rezervave. Megjithatë ka edhe tri bashkesi të tjera të mëdha në Irak, të cilave u nevojitet gjithashtu garancia se kushtetuta u përgjigjet shpresave të tyre. Nuk mund t´ua bësh qejfin të gjithëve. Rezultati i tanishëm është gjëja më e mirë që mund të arrinte qeveria dhe shpresojmë se referendumi popullor do t´i japë fund debatit."
Në fakt shiitët dhe kurdët kanë bërë disa ndryshime në projektin e tyre të përbashket. Në pika të rëndësishme u janë përgjigjur kërkesave të suniteve, psh në çështjen e diskutueshme të federalizmit. Ai përcaktohet për territoret tashme autonome kurde, për pjesën tjetër irakiane të vendit është parashikuar një fazë kalimtare. Gjashtë muaj pas zgjedhjes së parlamentit të ri, që është parlament provizor, ky duhet të të vendosë për hollësitë e ndertimit të një shteti federal.
Një zgjidhje e ngjashme u gjet për çështjen, se si do të veprojë shteti me ish anëtaret e partisë Baath të Sadam Huseinit. Por siç duket vetem tre nga 15 sunitet në komisionin kushtetues qenë të kenaqur me keto leshime. Të tjeret presin që referendumi me 15 tetor ta rrezojë projektin për kushtetutën. Që ky plan mund të kishte sukses kete e pranon zëdhënësi i qeverisë Kubba:
"Sunitet prezantohen me një agjendë kombetare, jo me një agjendë sunite. Prandaj edhe irakianë të tjerë mund të binden për të votuar me jo në referendum. Gjithcka varet nga fakti se sa sunitë do të pranojnë rezultatin e tanishem."
Gjashtë muajt e ardhshëm deri tek referendumi popullor në Irak do të karakterizohen nga debate të ndezura. Disa biles kanë frikë, se pëçarja ndermjet grupeve të ndryshme etnike në çështjen e kushtetutës mund të ishte shkaktar i një lufte civile. Dhuna, kjo mund të thuhet me siguri, do të shtohet deri në mes të tetorit, sepse disa grupe terroriste kanë deklaruar, se do të pengojnë referendumin me atentate. Qeveria irakiane ndodhet nën presion kohor. Ajo duhet të shperndajë javet që vijnë sa më parë në popull pese milionë ekzemplarë të projektkushtetutës dhe përmes një fushate sqarimi duhet të përpiqet që të informojë mundesisht shumë njerez për përmbajtjen edhe qëllimet e saj.