1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pronësia mbi tokën bllokon investimet në fushën e turizmit

Odise Kote / Gjirokastër12 Qershor 2008

Ndërtimi fshatit turistik në Kakome dhe kontrata mes qeverisë shqiptare,dhe shumëkombëshes franceze me emër Club – Mediterenian nuk u bë e mundur të realizohet për shkak të problemeve të pronave mbi tokën.

https://p.dw.com/p/EIRH
Zënie peshku me dinamit
Zënie peshku me dinamitFotografi: AP Photo

Një nga investimet më të rëndësishme në lëmi të turizmit, ndërtimi fshatit turistik të Kakomesë, në jug të Shqipërisë po shkon drejt dështimit të plotë. Kontrata e firmosur katër vjet më parë prej qeverisë
shqiptare, përkatësisht Ministrisë së Turizmit dhe shumëkombëshes franceze me emër Club – Mediterenian nuk u bë e mundur të realizohet pikërisht prej mungesës së zgjidhjes së cështjes së pronave në bregdetin jugor shqiptar.

Aktualisht sipas kryetarit të komunës së Lukovës kësaj kontrate i ka mbaruar leja e ndërtimit. Katër vjet me rradhë banorët e zonës protestuan fort deri dhe në përleshje me policinë e shtetit e procese të panumërta gjyqësore në mbrojtje të pronave të tyre. Ata mundën me anë të protestave massive të banorëve të bregut të bllokonin
ndërtimin e fshatit gjigand turistik në bregdetin e Jonit. Kryetari shoqatës së pronarëve Agim Toro pohon se banorët e bregut janë në të drejtën e tyre. Por vetëm pak ditë më parë, nga kompania shumëkombëshe vjen një propozim i ri, për t`i bërë banorët e tokave
në bregdet bashkëaksionerë të këtij investimi që përfshin një sipërfaqe mjaft të madhe të bregdetit jugor shqiptar.

Problemi i pazgjidhur i pronave dhe pronarëve të ligjshëm vijon të mbajë peng investimet serioze në fushën e turizmit dhe të ekonomisë në Shqipëri.