Protestë kombëtare e opozitës në Tiranë

Në Tiranë zhvillohet protesta e katërt kombëtare e opozitës së bashkuar, PD dhe LSI. Kërkesa kryesore e opozitës mbetet largimi i kryeministrit, Edi Rama dhe krijimi i i qeverisë tranzitore.

Opozita dhe mbështetësit e saj kanë filluar të shtunën në mbrëmje para kryeministrisë protestën e katërt kombëtare për të larguar kryeministrin, Edi Rama. Në protestë janë shënuar trazira. Para kryeministrisë disa protestues kanë hedhur bomba molotov dhe shashka.

Kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha u shpreh para protestuesve se nuk jemi në protestë për pushtet, por për një transformim kushtetues dhe zgjedhor. "Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor", tha Basha para përkrahësve. Ai tha se kjo nuk është lojë. "O Shqipëri europiane, o betejë deri në fund."

Protestuesit kanë tentuar edhe të thyejnë kordonin e policisë. Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj ka bërë thirrje në twitter që "qytetarët e ndërgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Me molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria", u shpreh Lleshaj.

Na ndiqni!