1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protestë paqësore në Moskë kundër qeverisë së Putinit

Esther Hartbrich16 Dhjetor 2006

Mijëra simpatizantë të opozitës ruse kanë demonstruar sot në qendrën e Moskës kundër presidentit Vladimir Putin. Demonstruesit e akuzojnë Putinin se po qeveris vendin në mënyrë autoritare. Një ndër organizatorët e kësaj proteste është ish kampioni i botës në shah, Garri Kasparov.

https://p.dw.com/p/Aqnm

Mijëra demonstrues erdhën në qendër të qytetit dhe u detyruan nga forcat speciale të ministrisë së brendshme, që të kalonin një nga një nëpërmjet një dedektori special për metale, përpara se të arrinin në sheshin Triumf në zemër të Moskës. I gjithë sheshi ishte i rrethuar nga forcat e policisë dhe ushtarë. "Si në kopështin zoologjik", kometonin pjesëmarrësit e demonstratës.

Ata mbanin në duar flamuj dhe tabela në të cilat kërkonin dorëheqjen e presidentit Putin. Disa mbanin edhe fotografinë e gazetares së vrarë ruse Ana Politkovskaja. E vërteta nuk vdes ndonjëherë, lexohej nën fotografinë e gazetares së vrarë. Një tjetër mbante një fotografi të Mihali Kordokovskit, i cili ndodhet në burg.

Në orën 12 të mesditës filloi protesta dhe mbi 3.00 njerëz morrën pjesë në të.

Një ndër ta, Viktor, i cili erdhi enkas nga Republika Tartaskan, shpjegon përse nuk e pranon politikën e Putinit:

"Putini ka 8 vite në pushtet. Por jeta jonë nuk ka ndryshuar aspak gjatë këtyre 8 viteve. Madje është keqësuar. Cmimet po rriten, për banesa, për bileta, për gjithçka. Inflacioni po rritet. Na gënjejnë kur thonë se është rritur vetëm 9%."

Viktor është antar i "Unioni të demokratëve", të cilën e udhëheq kryeministri Kasjanov. Ky union bashkëpunon me organizatat dhe parti të tjera liberale dhe të majta, që kërkojnë një Rusi të ndryshuar. Ata kritikojnë mbi të gjitha zhvillimet politike të vendit dhe regjimim totalitar në të cilin është shndërruar Kremlini.

Edhe partia e majtë radikale "Rinia e kuqe" morri pjesë në këtë demonstratë. Disa nga të rinjtë u fshehën pas maskash:

"Ne luftojmë për të drejtat tona. Kundër fashizmit, kundër shtetit policor dhe kundër cdo aparati shtetëror" - tregon një i ri.

Garri Kasparov, ish kampioni i botës në shah erdhi me partinë e tij "Fronti i Qytetarëve të Bashkuar".

"Ne duam të evitojmë cdo lloj provokimi. Sepse kemi frikë se mund të ndodhin gjëra të tmerrshme gjatë kësaj situate kaotike. Kemi strategji të qartë: Nuk duam të provokojmë, nuk duam luftime. Por kur këtu ndodhen kaq shumë ushtarë që kanë si detyrë të kontrollojnë situatën në këtë shesh, atëherë jam i sigurtë se mes tyre ndodhen dhe shumë agjentë të fshehtë sekretë, dhe ky është një problem i madh."

8.500 ushtarë morrën pjesë në misionin e ruajtjes së rendit gjatë demonstratës që u zhvillua në sheshin Triumpf në mes të Moskës. Orzanizatorët donin të ecnin si qytetarë të thjeshtë rrugëve të qytetit, por situata e tensionuar në sheshin Triumf i detyroi ata të largoheshin pas pak kohësh sërish.