1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pse ka sukses deri tani Putini

aud (die welt)29 Prill 2014

Autokrati i Kremlinit u siguron qytetarëve disa liri bazë - për aq kohë sa ata nuk e rrezikojnë pushtetin e tij. Askund nuk shihet ndonjë kundërshtar serioz i Putinit.

https://p.dw.com/p/1BqwO
Putini 2014
Fotografi: Reuters/Alexei Nikolskyi/RIA Novosti

Në numrin e sotëm të gazetës Die Welt botohet një analizë për sistemin e qeverisjes së Putinit. Autori vëren se "pas 15 vjetësh, Putinizmi mund të vështrohet si një epokë e veçantë historike". Putini ka të drejtë ta bëjë këtë, "pasi nuk duket gjëkundi ndonjë kundërshtar serioz" i tij. ""Putinizmi" nuk është as ideologji, as një stil jetese i përcaktuar që nga lindja deri në vdekje, por një autokraci eklektike", shkruhet në gazetë.

"Qytetarit ky sistem i jep të drejta të gjera dhe mundësi zhvillimi. Ai mund të shkojë në kishë sa herë që do, të vajtojë familjen e carit ose edhe të admirojë Stalinin e ta lëvdojë atë."

Por "përpjekje për të rrezikuar interesat politike dhe ekonomike të presidentit dhe të rrethit të tij do të kishin pasojat më mizore: procese gjyqësore farsë,burgim, shpronësim, madje edhe rrezikun për të mos i shpëtuar krahut të gjatë të autokratit edhe jashtë vendit."

Interesant është veçimi i KGB-së nga sistemi sovjetik:

"Për sistemin sovjetik nuk je i detyruar të derdhësh lot, por KGB-ja, ku Putini bëri karrierë, konsiderohet si institucion elitar, patriotik."

Sipas mendësisë së Putinit, për t'i shpëtuar "çdo politike rrethimi nga NATO-ja, "bota e jashtme e afërt"duhet sjellë sërish nën ndikimin rus: Krimeja, Ukraina Lindore, Transnistria, marrëdhënie edhe më të ngushta me Bjellorusinë", lexojmë ndër të tjera në numrin e sotëm të Die Welt.