1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

USA Iran Israel

24 Gusht 2010

Irani me ceremoni vuri në punë në fundjavë centralin e parë bërthamor, që nga nëntori do të duhet të prodhojë energji. Kritikët i tremben përdorimit të mundshëm të uraniumit të pasuruar për qëllime ushtarake.

https://p.dw.com/p/Oudm
Harta e Iranit me centralin atomike Deilan afër Bushehrit

Momenti kishte vlerë simbolike. Zëdhënësi i presidentit amerikan, Robert Gibbs, mbeti disa sekonda pa fjalë, kur u pyet për vënien në punë të centralit të parë bërthamor iranian në Busher me ndihmën ruse.

"Rusia kujdeset për lëndën djegëse. Kjo është një gjë e mirë. Veçanërisht po të përmendim që gjithçka bëhet nën vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare"- u shpreh me belbëzime zëdhënësi i Obamës.

Barack Obama Columbus Ohio USA
Fotografi: AP

Pasiguria e shtabit më të afërt të Obamës nuk mund të mos kuptohet

Madje është tipike për qeverinë amerikane. Presidenti Obama theksoi me plot vendosmëri pak para mandatimit, se ai do të bëjë gjithçka që Teheranit të mos i bien në dorë armët bërthamore. Dhe nën duartrokitjen e lobit izraelit AIPAC në Uashington, Obama i përsëriti shpesh këto fjalë. Ai do të bënte gjithçka, ama gjithçka që të pengonte bombën atomike iraniane.

Me këtë Obama i kanosej Iranit pak para ardhjes në postin e presidentit, de facto me atë që po përpiqet më të gjitha mënyrat ta ndalojë tani. Një goditje ushtarake amerikane kundër reparteve atomikë në Iran. Me qëllim që t'i luajnë vendit krerët ushtarakë në Teheran, udhëheqësit kryesorë ushtarakë në Uashington kohët e fundit kanë përmendur gjithnjë e më shumë mundësinë e sulmit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Amerikan, gjenerali Mike Mullen: "Opcioni ushtarak është një mundësi veprimi e rëndësishme dhe e kuptuar ashtu si duhet nga presidenti."

Iran Energie Atomkraftwerk Inbetriebnahme Atomreaktor Buschehr
Reaktori në BushehrFotografi: AP

Edhe Irani kërcënon

Por as presidenti iranian, as këshilltarët e tij nuk i marrin seriozisht kërcënimet e Uashingtonit, raporton eksperti për Iranin, Jon Lee Anderson, i gazetës javore amerikane "The New Yorker", pas një interviste të gjatë me presidentin iranian.

"U ktheva, thënë hapur, i dëshpëruar, tepër i dëshpëruar nga Teherani..."

Edhe iranianët i kanë mbi tavolinë të gjitha mundësitë ushtarake kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kundërpërgjigjet presidenti Ahmadinexhad. Avionin pa pilot iranian me rreze të gjatë veprimi, deri në 1000 kilometra ai e prezantoi si korrier të vdekjes. Për ekspertët e Iranit në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë është e qartë: edhe sikur demonstrimi i avionit pa pilot të jetë thjesht spektakël propagandistik dhe ai faktikisht është një teneqe pa vlerë, efekti ndaj Izraelit është fatal:

"Ne gjendemi në një lojë të frikshme", thotë një opinionist i radios kombëtare amerikane, NPR.

Iran Präsident Mahmud Ahmadinedschad
Fotografi: ISNA

Ende hapësirë veprimi përmes sanksioneve dhe negociatave

Është gati e sigurtë që Izraeli që në fillim të vitit të ardhshëm do të sulmojë repartet atomikë iranianë, po qe se Irani do ta vazhdojë programin e tij atomik, shkruan eksperti për Izraelin, Jeffrey Goldberg, në numrin e shtatorit të revistës amerikane, "The Atlantic". Obama dhe shtabi i tij po përpiqen të bindin Izraelin se Iranit i duhen një deri tre vjet për prodhimin e armëve atomike. Dhe se ka ende hapësirë veprimi përmes sanksioneve dhe negociatave.

"Po qe se Obama ia bën të qartë Izraelit pa ekuivoke se ai në asnjë rrethanë nuk dëshiron një sulm kundër Teheranit, atëherë Tel Avivi do ta mendojë dy herë sulmin ushtarak", mendon eksperti i Izraelit, Goldberg. Por askush nuk e di, nëse Obama do t'i nxjerrë Izraelit kartën e kuqe. Çështja nuk është vendosur ende në Shtëpinë e Bardhë, mendon Goldberg.

Autor: Ralph Sina/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica