1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170909 USA Raketenschild

18 Shtator 2009

Për javë të tëra është spekuluar që SHBA do të heqin dorë nga planet për ndërtimin e rrjetit të mbrojtjes raketore, e tani gazetat amerikane njoftojnë se këto nuk janë vetëm spekulime.

https://p.dw.com/p/JjMz
Aksione si ky i mbështetjes së bazës së radarit amerikan në Çeki janë pjesë e së kaluarës
Aksione si ky i mbështetjes së bazës së radarit amerikan në Çeki janë pjesë e së kaluarësFotografi: AP

Një delegacion nga Uashingtoni ka mbërritur që në mëngjes në Varshavë, për të informuar qeverinë e Kryeministrit Tusk, se qeveria amerikane ka hequr dorë për momentin nga ndërtimi në këtë vend, i rrjetit për mbrojtje raketore. Kryeministri çek Fischer ka pasur një natë më parë një telefonatë me Presidentin Barack Obama, njoftojnë mediat.

Sipas gazetës Wall Street Journal, Shtëpia e Bardhë mendon se rreziku nga sulmet e Iranit nuk është aq i madh sa që pohonte qeveria e mëparshme e Presidentit Bush. Teherani nuk ka mundur ta zhvillojë programin e vet të raketave me rreze të gjata veprimi, aq shpejt sa është menduar në fillim, thuhet në këtë artikull, të cilin e ka lexuar edhe Jaroslav Govin, i afërt me Kryeministrin polak Donald Tusk.

Kjo nuk më befason fare. Më interesojnë motivet e vërteta për këtë vendim. Ndoshta me të vërtetë është fjala për Iranin, por mendoj se administrata amerikane nuk është e interesuar fare për këtë pjesë të Evropës. Nga Presidenti Barack Obama dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të pritet ndonjë politikë e vendosur ndaj Rusisë."

Kremlini ka kundërshtuar prej fillimit vendosjen e rrjetit të mbrojtjes nga raketat në Poloni. Për të evituar konfliktin me Kryeministrin rus Vladimir Putin, Presidenti amerikan ka bërë lëshime, shkruan „Weekly Standard“. Gazeta shkruan se Obama ka kapitulluar para Rusisë dhe Putinit.

Dëshpërimi i Polonisë është shumë i madh, jo aq për shkak të sistemit të mbrojtjes nga raketat sa për shkak se njerëzit mendojnë se Amerika i ka lënë në baltë. Eugenius Klopotek nga partia Agrare në pushtet flet atë që mendojnë shumë polakë.

Pamje të së shkuarës: pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA- Poloni për mbrojtjen raketore: Kondolisa Rajs dhe Leh Kacinski
Pamje të së shkuarës: pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA- Poloni për mbrojtjen raketore: Kondolisa Rajs dhe Leh KacinskiFotografi: AP

"Kurrë nuk kam mbështetur planet për ndërtimin e ombrellës për mbrojtje, prandaj nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Mirëpo besimi im ndaj amerikanëve po zhduket. Ne kemi bërë gati të gjitha për ta, e ata për ne nuk kanë bërë gati asgjë. Disa politikanë në Poloni sillen sikur Amerika të ishte partner i rëndësishëm. Por për SHBA-në ne nuk jemi në ligën e parë. Në rastin më të mirë jemi në ligën e dytë."

Shumë polakë nuk e kanë mirëpritur vendimin e Obamës që me 1 shtator, në ceremoninë e përkujtimit të fillimit të luftës, të dërgojë këshilltarin e tij për siguri. Ndërsa vendimi i fundit ka ngarkuar edhe më shumë këto raporte, thotë historiani Historiker Vojçek Materski.

Është për keqardhje, por ky është një dëshpërim tjetër ndaj SHBA-së. Raportet tona me Uashingtonin kanë qenë gjithmonë të ngushta dhe me mirëbesim. Për këtë shkak janë keqësuar disa herë madje edhe raportet tona me fqinjët evropianë.“

Moska është deri tani e përmbajtur. "Do të ishte ky një lajm i mirë për Rusinë", citohet të ketë deklaruar një bashkëpunëtor i Ministrisë së Jashtme. Kremlini nuk do të reagojë zyrtarisht para kominikimit të vendimit zyrtar nga Uashingtoni.

Autor: Ludger Kazmierczak/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi