1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria dhe opozita në Gjermani shkëmbejnë replika të ashpra në Bundestag lidhur me projektbuxhetin për vitin 2005

24 Nëntor 2004

Mazhoranca dhe opozita akuzuan reciprokisht njëra-tjetrën për zhvillimin e calë të ekonomisë gjermane. Pika kulmore e debateve për buxhetin ishin fjalimet e kancelarit socialdemokrat Gerhard Shrëder dhe kryetares së partisë kristjandemokrate në opozitë Angela Merkel.

https://p.dw.com/p/Ar5L
Kupola e Rajshtagut
Kupola e RajshtagutFotografi: AP


Kancelari Shrëder nënvizoi, se qeveria me programin e reformave të pagëzuar si "agjenda 2010" ka vendosur bazat për përmirësimin e zhvillimit të ekonomisë në Gjermani. Por kryetarja e opozitës Merkel akuzoi qeverinë për mungesë koncepti, sipas saj koncepti i qeverisë së koalicionit të socialdemokratëve me ekologjistët nuk ë shtë konkret dhe në të mungojnë idetë për reformimin e sistemit të pensioneve dhe të përkujdesjes për të sëmurët dhe të moshuarit.

Kancelari kiritikoi opozitën, se me qëndrimin që po mban po dëmton imazhin e vendit duke e paraqitur Gjermaninë si lëndinën e vajtimit. Opozita po pqërpiqet t´i nënvleftësojë sukseset e ekonomisë gjermane. Një qëndrim i tillë është antipatriotik: "Një qëndrim i tillë nuk gëzon askënd në Gjermani, por vetëm konkurrentët tanë në botë. E them këtë në valën e të ashtuquajturit "debati mbi patriotizmin", nëse ndonjëri është antipatriot, këtë e shfaq duke folur keq për vendin e vet, këtë gjë po bën tani opozita. Ajo e bën këtë vetëm pë rhir të luftës për pushtet."

Por kryetarja e kristjandemokratëve dhe njëkohësisht kryetare e fraksionit parlamentar Merkel, i hodhi poshtë këto akuza të kancelarit. Sipas Merkel, "problemi nuk është se po flitet keq për vendin, por problemi është se vendi po qeveriset pa dinjitet. Qeverisë socialdemokrate/ekologjiste i mungon koncepti për të ardhmen dhe ajo vuan nga mosnjohja dhe injorimi që i bën realitetit."

Shrëder theksoi, se në vend po rritet gjithnjë e më shumë mirëkuptimi për reformat. "Njerëzit në Gjermani po fillojnë ta mbështesin procesin e reformave, gjë që na jep kurajo pë rtë vazhduar rrugën e nisur.

Politikania ekologjiste, kryetare e fraksionit parlamentar Krista Sager kiritkoi opozitën, se në vend që të parashtrojë koncepte konkrete u kushton vëmendjeve akuzave dhe injorimit të gjithckaje të arritur në vend. Kryetari i partis ëliberale Gido Vestervele akuzoi qeverinë për dështim në fushën e ekonomisë. Sipa stij vendi ka tani shifra rekord të papunësisë, borxhe dhe falimentime.

Seanca e sotme ishte e katërta dhe pika kulmore e debateve parlamentare për buxhetin. Bundestagu do të votojë përfundimisht ditën e premte për projektbuxhetin e vitit 2005.