1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090409 USA Kuba

Angelina Verbica9 Prill 2009

'Eshtë koha për hapjen e dialogut me Kubën'. Një delegacioni prej shtatë vetash qëndroi për shtatë ditë në Kubë

https://p.dw.com/p/HTrP
Kongresmenja republikane Barbara Lee në HavanaFotografi: AP

Qeveria e re amerikane nën drejtimin e Barack Obamës po shqyrton mundësitë ë ndryshimit të raporteve me Kubën. 'Eshtë koha për hapjen e dialogut me Kubën', tha kongresistja amerikane Barbara Lee të mërkurën në Uashington. Demokratja Lee ishte pjesë e një delegacioni prej shtatë vetash, i cili më parë qëndroi shtatë ditë në Kubë.

Si është Fidel Kastro? Prej vitit 2006 ai është tërhequr nga jeta publike, konsiderohej se është në prag të vdekjes dhe pikërisht ishin deputetët e kongresit amerikan, që u bindën personalisht në Havana për gjendjen shëndetësore të tij:

"Fidel Kastro ishte shumë miqësor dhe shumë i gjallë",

...thotë Barbara Lee, kongresistja demokrate nga Kalifornia. 82 vjeçari është i kthjellët nga ana mendore, i informuar politikisht dhe i interesuar për zhvillimet politike. Një bisedë të gjatë kongresistët kanë zhvilluar edhe me presidentin e Kubës Raul Kastro. Ky ishte kontakti i parë i drejtpërdrejt që prej ardhjes së tij në pushtet në fillim të vitit 2008. Barbara Lee:

"Pasi politika jonë e jashtme po merr rrugë të reja, ne duhet të rishikojmë edhe raportet tona me Kubën. Kubanezët duan dialog, ata duan bisedime dhe marrëdhënie normale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Kuba Havanna Platz der Revolution
Havanë - Sheshi i RevolutionitFotografi: picture-alliance / dpa

Ndryshe nga shtatë deputetët e Kongresit, një qytetar i thjeshtë amerikan nuk guxon ende të udhëtoj për në Kubë. Ai duhet të kalojë rrugën ilegale përmes Meksikës, apo Kanadasë. Tani pas embargos 47 vjeçare qeveria e Obamës rishqyrton kufizimet e udhëtimeve dhe të tregtisë. Dhe kjo nuk është diçka e papritur. Qysh gjatë fushatës elektorale kandidati demokrat Barack Obama pat sqaruar se angazhohet për dialog:

"Pikëpamja, se moskomunikimi me vendet e tjera është një dënim për mua, është qesharake. Edhe nëse ky ishte një prej parimeve themelore diplomatike të qeverisë Bush. Ronald Regani përshembull apo Xhon Kenedi kanë qenë rregullisht në kontakt me bashkimin Sovjetik. Ata e kishin të qartë se ne nuk mund t'u besonim vendeve të tilla dhe se ato përbënin rrezik për ne, por ne e kemi për detyrë që të kërkojmë fusha, në të cilat mund të afrohemi".

A duhet të vlejë kjo edhe për Kubën? Rezerva të mëdha ka në mesin e mërgatës kubaneze. Për këtë tërheq vërejtjen kongresisti Mel Martinez. Kuba është ende jodemokartike, shkel të drejtat e njeriut dhe burgos disidentët. Kuba nuk duhet shpërblyer për këtë. Martinez vetë ka lindur në Kubë dhe ka ardhur si fëmijë në Florida. Ai thotë:

"Turistët amerikanë në plazhet e Kubës nuk do të jenë rrugëkalim për më shumë demokraci".

Barbara Lee e vlerëson ndryshe gjendjen pas vizitës në Kubë. Sipas një ankete aktuale 68 % e amerikanëve mendojnë si kongresistja Lee dhe shprehen për një afrim të mëtutjeshëm me Kubën.

Autor: Frank Aishmann/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica