1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e SHBA-ve jep alarmin: Pakistani akuzohet si mbështetës i terrorit

Jens Borchers3 Gusht 2008

Kryeministri pakistanez i hedh poshtë akuzat

https://p.dw.com/p/EpGw
Një pakistanez i plagosur gjatë një sulmi të forcave amerikaneduke u çuar në një spital në Peshavar, qershor 2008.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Shërbimet e fshehta amerikane japin alarmin: Ato kanë gjoja dëshmi për ndihmën që u ka shënë shërbimi i fshehtë pakistanez, ISI, atentatorëve ndaj amabasadës indiane në Kabul.


Versioni zyrtar i marrëdhënies Pakistan-SHBA tingëllon kështu:


“Pakistani është një aleat i fortë dhe një demokraci dinamike. SHBA e mbështesin këtë demokraci dhe sovranitetin e Pakistanit."


Kështu u shpreh presidenti i SHBA-ve George W. Bush në fillim të javës. Kryeministri pakistanez Yousuf Raza Gilani ishte për vizitë në Uashington dhe po qëndronte me Bushin mbi barin e Shtëpisë së Bardhë.


Por ndërkohë është një gjë është e qartë: Gjatë vizitës kokë më kokë të këtyre të dyve atmosfera nuk ka qenë aq harmonike. "Kush i kontrollon shërbimet tuaja të fshehta?", thuhet ta ketë pyetur Bushi mjaft drejtpërdrejt pakistanezin. Amerikanët thonë se kanë dëshmi që agjentë të fshehtë pakistanezë kanë ndihmuar në atentatin me bomba ndaj ambasadës indiane në Kabul. Po ashtu ata kanë dëshmi se këta paralajmërojnë ekstremistët afganë për sulmet ushtarake amerikane. Punonjës të zellshëm në Shtëpinë e Bardhë si dhe në CIA kanë bërë që për këto të informohen edhe gazetarë.


Kryeministri i Pakistanit Gilani mohon publikisht çdo ndihmë të shërbimit të tij të fshehtë:


"Shërbimi ynë i fshehtë ISI është shumë kompetent. Në rast se atje do të kishte simpatizantë, ne nuk do ta lejonim një gjë të tillë, sepse shërbimi i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit."


Një përgënjeshtrim i fortë tingëllon ndryshe.


Në prapaskenë amerikanët po përpiqen të rrisin trysninë. Zëvendësdrejtori i CIA-s Stephen Kappes dhe komandanti i forcave të armatosura amerikane ballafaquan në Islamabad me akuzat anëtarë të qeverisë, komandantin e ushtrisë pakistaneze dhe drejtorin e shërbimit të fshehtë ISI. SHBA kanë dyshimin se lufta kundër talibanëve dhe El Kaida-s në rajonin kufitar midis Pakistanit dhe Afganistanit sabotohet pak a shumë sistematikisht prej shërbimit ISI.


Media amerikane ka raportuar disa herë që trupat amertikane i sulmojnë me nismën e vet ekstremistët në territorin pakistanez. Askush nuk e di nëse qeveria pakistaneze i duron heshturazi sulme të tilla. Edhe këtu vlen formula: Versioni zyrtar më shumë mjegullon sesa kthjellon.