1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane ndihmon metropolet botërore të përballojnë sfidat urbanistike

Sebastian Shubert, Berlin16 Maj 2005

Ne Berlin u mblodhën nga data 07.05. deri më datën 13.05. përfaqësue të qyteteve më të mëdha të botës në një kongres nën moton "Traditë dhe transformacion – E ardhmja e qyteteve." Kongresi i 8-të i metropoleve organizohej nga shoqata Metropolis, që mbledh që prej 20 vjetësh një sërë metropolesh dhe kryeqytetesh të botës, mes tyre edhe Parisin, Berlinin, San Paolon etj. Qëllimi i kongresit ishte këmbimi i përvojës dhe miratimi i projekteve të reja për të përballuar synimet dhe sfidat që vijnë nga rritja e shpejtë e qyteteve. Furnizimi i çregullt me ujë të pijshëm, trafiku i dëndur rrugor, varfëria. Një ndihmesë në përballimin e tyre jep edhe qeveria gjermane. Sebastian Shubert ishte i pranish

https://p.dw.com/p/Ar3p
Furnizimi me uje te pijshem nje nga problemet kryesore te qyteteve te medha (Foto: Rubinet ne Johanesburg)
Furnizimi me uje te pijshem nje nga problemet kryesore te qyteteve te medha (Foto: Rubinet ne Johanesburg)Fotografi: AP

�m në një nga seminaret e Kongresit.

Harold Annegarn ka fjetur shumë pak kohët e fundit. Udhëtimi nga Johanesburgu në Berlin ka qenë i lodhshëm. Por ai mbahet. Sapo ka përfunduar së prezantuari projektin në konferencën Metropolis në Berlin. Anegarn është njëri nga fatlumët. Në dhjetë vjetët e ardhshëm ai do të marrë ndihmë financiare nga Ministria Gjermane e Arsimit dhe Shkencës. Profesori i universitetit të Johanesburgut merret me manaxhimin e mjedisit dhe të rrjeteve të elektrizitetit nëpër qytete.

"Do të fillojmë një projekt të afatgjatë shkencor për sistemin energjitik të qytetit të Johanesburgut. Është një nga elementët bazë për aftësinë mbijetuese të qytetit në të ardhmen," - thotë Annegarn.

Problemet e qyeteteve të mëdha janë të ngjashme. Për shembull, furznizimi me ujë të pijshëm. Ajo çka rrezikohet të ndodhë disa vjet më vonë në Johanesburg, për Adis Abebën është e përditshme. Anegard dëgjon me vëmendje sqarimet e përfaqësuesit të ambasadës etiopiane në Berlin, Tesfaye Abate.

"Problemi ynë ka të bëjë me furnizimin dhe transportin e ujit të pijshëm, kanalizimet dhe ndotjen e lumejve dhe të brigjeve. Shkak për këtë është industria Projekti që tani u zgjodh nga zhuria përpiqet ta përballojë këtë problem duke hapur edhe vende të reja pune në sektorin e ruajtjes së mjedisit."

Mbrojtja e mjedisit nuk ka qenë në krye të listës së përparësive të qyteteve të mëdha gjatë dekadave të kaluara. Prandaj edhe projekte të tilla janë të mirëpritura si në bankën botërore ashtu edhe në ministrinë gjermane. 65 milionë Euro jep kjo e fundit për projekte në kuadër të iniciativës Metropolis. Shanset më të mira i kanë projektet që tematizojnë urbanizimin, zhvillimin e qendrueshëm dhe energjinë e ripërtëritshme.

"Si anëtarë të marrëveshjes të Kiotos duhet të përdorim në Afrikën e Jugut sa më shumë energji alternative. Në këtë aspekt mund të mësojmë shumë nga përvoja e Gjeramnisë" - thotë profesor Harold Annegarn. Rezultatet e projektit ai ka dëshirë t'i prezantojë qysh në konferencën e ardhshme të metropoleve në Berlin.