1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria japoneze shton masat e luftimit të dukurisë së vetvrasjeve në vend

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlT

Tokio: Qeveria japoneze ka shtuar masat kundër shkallës së lartë të vetvrasjeve në vend. Ajo ka nxjerr rregullore të reja të cilat parashohin parandalimin dhe këshillimin e të rrezikuarëve për vetvrasje dhe familjeve të tyre. Qëllim është që deri në vitin 2016 të zvogëlohet shkalla e vetvrasjeve për 20 përqind. Në vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare vetvrasje kanë kryer 32 mijë japonezë.