1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria pa taban?

Jens Thurau21 Mars 2005

Korrespondenti i DW ne Berlin, Jens Thurau, komenton humbjen katastrofale te Hajde Simonis

https://p.dw.com/p/Ar4L
Komenti i DW
Komenti i DW

E shokuar, dukej kryeministrja e Shlesvig Holshtajnit, Hajede Simonis, të enjten e kaluar në Kil, kur përjetoi shkatërrimin e saj politik. Katër herë kandidoi, të katërta herë radhazi, ishte një njeri anonim, qe i prishi planet per pushtet. Kryeministrja grindavece nga Kili këtë radhë i kishte bërë hesapet gabim. Koalicioni i proopzuar mes saj, ai kuq e gjelbër që do të pranohej me tolerimin e pakicës daneze, ishte që në fillim delikat. Tani pëlciti para se të bëhej. Në këtë histori, nuk kanë humbur vetëm socialdemokratët, të gjelbrit, por edhe partia e vogël e pakicës daneze dhe e frizëve (SSW), që pati guxim per shkak te ketij kompromisi të duronte armiqësimin me të gjitha palët, e që tani u la në baltë.

Hija që ka lënë kjo histori mbi gjithë federatën është e madhe. Tani koalicioni kuq e gjelbër qeveris vetëm në një land. Në Nordrhein Vestfali. Dhe që nga katastrofa e Kilit aty nervat po tendosen gjithmone e me shume. Sipas anketimeve, simpatia e zgjedhsve eshte ne renie, numri i të papunëve ne rritje dhe nga Kili vjen mesazhi, që në kohë të vështira nuk të vijnë në mbështetje as shokët e partisë.

I tronditur dukej dhe Gerhard Shrëderi në Berlin, kur mori vesh se ç‘po ndodhte në Kil. Dhe ka të drejtë. Koalicioni me partinë e Fisherit, nuk i ka punët mirë: As në Berlin e as në kryeqytetin e Nordrajn-Vestfalisë, Dyseldorf. Kjo vjen në një kohë, kur kancelari ishte duke ndërmarrë së bashkëu me oopzitën një hap për të luftuar papunësinë e prej 5,2 milionësh. U fol shumë për një ditë të zezë të socialdemokrateve ne Kil, por ndoshta ishte edhe një ditë e zezë për Gerhad Shrëder-in.