1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Quo vadis Europa?

13 Tetor 2016

BE ёshtё nё krizё, jo vetёm nga dalja e Britanisё sё Madhe. Si do t'ia dalё BE tani qё exit ёshtё opcion real? Eekspertёt e Insitutit tё Ekonomisё Botёrore nё Hamburg dhe Bankёs Berenberg.publikojnё studimin e tyre.

https://p.dw.com/p/2RAZU
Deutschland Europaflagge vor dem Reichstag in Berlin
Fotografi: picture alliance/AP Photo/M. Schreiber

Zvicra ёshtё njё shembull pёr njё BE tё fortё. Ky vend ia ka dalё qё tё vendosё nёn njё strehё gjuhё e kultura tё ndryshme si dhe me njё monedhё tё pёrbashkёt. Kjo funksionon pa fёrkime tё mёdha, pa pёrpjekje pёr shkёputje dhe pa luhatje ekonomike.

Po nё BE? Kriza financiare vende si Greqia, Spanja e Portugalia i ka kёrcёnuar nё buzё tё greminёs, Mё pas dalja e Britanisё sё Madhe si dhe shkaktarё tё tjerё po i zhvendosin ekuilibrat e bashkёsisё sё shteteve.

Por si mund tё zhvillohet Europa nё tё ardhmen? Rruga mё e mundshme, sipas studimit ёshtё njё "Europё e dy shpejtёsive". Vende me nivel tё ngjashёm zhvillimi dhe me intersa tё njashme bashkohen brenda BE-sё nё tё ashtuquajuturit klube. Tё avancuarit bёjnё prova dhe kёrkojnё zgjidhje, ndёrsa tё prapambeturit mund tё pёrfitojnё mё vonё prej pёrvojёs sё tё tjerёve.