1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Racizmi në Maqedoni & Dezentralizimi në Kosovë & Bashkëpunimi Serbi - Shqipëri

25 Qershor 2010
https://p.dw.com/p/O3AQ

Maqedonia në pesë vitet e fundit, duke përfshirë edhe dy raunde të monitorimit nga Komisioni Evropian kundër racizmit dhe mosbesimit - ECRI, ka shënuar një përparim të rëndësishëm. Por ka elemente të shqetësimit në lidhje me ndarjet etnike.

Autoritetet e Prishtinës pohojnë se krijimi i komunave të reja, sipas Planit të Marti Ahtisarit, ka hyrë në fazën përfundimtare. Një pjesë e madhe e popullatës serbe ende nuk i njeh institucionet kosovare, por në komunat qendrore po shtohet numri i atyre që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këto institucione. Zgjedhjet e fundit dhe pjesëmarrja solide në votime në komunën me shumicë serbe në Partesh vlerësohet si shembull i mirë për mundësinë e integrimit të veriut në sistemin kosovar. Përfaqësues të serbëve në veri ende janë të mendimit se institucionet e Kosovës nuk do të kenë ndikim.

Shqipëria dhe Serbia po tregojnë vullnet të përbashkët për të intesifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregëtar në fushën energjitike, infrastrukturë, transport, agrobiznes, arsim, kulturë etj. Kjo është theksuar gjatë konsultimeve të para diplomatike mes të dy vendeve që janë mbajtur këto ditë në Tiranë.

Autor: Toni Gllamçevski/Bekim Shehu/Arben Muka

Redaktoi: Bahri Cani