1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ramush Haradinaj para Tribunalit të Hagës

Deutsche Welle6 Mars 2007

Ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj ka nisur dje procesi gjyqësor

https://p.dw.com/p/ArXx
Ramush Haradinaj në seancën gjyqësore
Ramush Haradinaj në seancën gjyqësoreFotografi: AP

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, në paraqitjen e akuzës tha se gjykimi në fjalë nuk ka lidhje me procesin për përcaktimin e statusit që po zhvillohet në këtë periudhë. Ajo e cilësoi ish kryeministrin Haradinaj si "gangster me uniformë" që ka kryer vrasje.

"Ne do të dëshmojmë pa dyshim, që këta burra i kanë duart e lyer me gjak. Ne kemi perpara nje komandant me togerin e tij rojen e burgut. Veprimtaria e këtyre burrave nuk ka të bëjë me nderet apo heroizmin dhe po ashtu asgjë me patriotizmin. Këta burra ishin vrasës brutal dhe te përgjakshëm, këta ishin gangster të veshur në uniformë"- tha del Pontee. Del Ponte tha gjithashtu se dëshmitarët e palës akuzuese janë kërcënuar vazhdimisht dhe shpesh kanë patur frikë të dalin para gjyqit.

Prokurori Ray iu drejtua Karla del Pontes se qëllimi i terrorit të tij nuk kanë qenë i drejtuar vetëm ndaj serbëve, përkundrazi edhe ndaj shumë shqiptarëve, të cilët nuk ishin në UÇK. Ben Emmerson, nga pala mbrojtëse tha se Haradinaj bëri një luftë të nderuar. I përballur me fuqinë e jashtëzakonshme ushtarake të forcave serbe ai arriti të organizojë mbrojtjen e popullit shqiptar", theksoi mbrojtja.

Ai shtoi se Haradinaj "u bë shembull dhe asnjëherë nuk kërkoi nga ushtarët e UÇK-së të luftonin në një betejë për të cilën ai vetë nuk qe i përgatitur". Në vendlindjen e Haradinajt mijëra vetë marshuan qetësisht në mbështetje të Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt. Haradinaj javën e shkuar deklaroi në Hagë se nuk ishte fajtor dhe ndihej i fyer nga akuzat.