1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti i Transparency International mbi indeksin e korrupsionit

(VFB)24 Shtator 2008

Në shtypin gjerman ndër temat e komentuara është edhe raporti i Transparency International mbi indeksin e korrupsionit. Komentatorët i kushtojnë vemendje shifrave mbi perceptimin e korrupsionit në Gjermani.

https://p.dw.com/p/FNnS
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në gazetën "Südwest-Presse" komentohet: "Korrupsioni nuk është vetëm një problem i republikave banane. Kjo duket në faktin, se Gjermania në indeksin e korrupsionit renditet në vendin e 14-të. Edhe këtu jepen ryshfete, qoftë në projektet e mëdha të ndërtimit apo edhe për të tjera porosi. Veçanarisht befasues është fakti, që Gjermania deri më sot nuk e ka nënshkruar Konventën e OKB-së kundër korrupsionit. Kjo sepse deputetët nuk duan që të ndëshkohen edhe më fort ryshfetet për deputetët. Por pa qenë nevoja kjo hedh një dritë negative ndaj vendit."


Gazeta "Mannheimer Morgen" shkruan: "As Gjermania nuk ka arësye të tregojë me gisht të tjerët. Në rastin e koncernit Siemens u dëshmua, se edhe një ndërmarrje gjermane me themele solide mund të preket prej helmit të fshehtë të korrupsionit. Sidiqoftë kontrollet funksionojnë, mekanizmat e japin efektin e tyre. Skandali i Siemensit ishte një shok me efekt shërues, sepse e ka përforcuar vetëdijen e atyre që janë përgjegjës në ekonomi."