1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti El Masri: Detaje dhe pyetje të reja

Sabine Adler23 Qershor 2006

El Masri u paraqit para komisionit hetimor të BND-së, por në çështjen e arrestimit dhe rrëmbimit të tij në Maqedoni ka ende mjaft për t'u sqaruar

https://p.dw.com/p/AqpY
El Masri, gjermani i rrëmbyer me origjinë libaneze
El Masri, gjermani i rrëmbyer me origjinë libanezeFotografi: AP

Pamja e panjollë dhe e papërlyer, me të cilën e paraqet veten qeveria federale dhe autoritetet gjermane të sigurisë në rastin e Kaled El Masrit, ka pësuar ndryshime para se Komisioni hetimor parlamentar të ketë përfunduar me renditjen e të gjithë guralecëve të mozaikut. Një punë e vogël disa mujore kërcënon por se sa e nevojshme është ajo tregojnë kujtimet e para, të cilat tani papritmas dalin në opinion.

Një bashkëpunëtor i Shërbimit të fshehtë gjerman BND kujtohet se rastësisht në një mensë maqedonase ka dëgjuar se një gjerman me emrin El Masri është arrestuar në Shkup, pra në qytetin, ku ai po qëndronte atëherë, dhe i është dorëzuar shërbimit të fshehtë amerikan. Dhe këtë informacion bashkëpunëtori i BND-së e mban për vete. Ndoshta kryetari i Shërbimit të fshehtë gjerman, Ernst Uhrlau kishte të drejtë kur me 1 qershor tha se jo të gjithë bashkëpunëtorët e BND-së janë top-agjent.

Por një sjellje e tillë e papërgjegjshme jo vetëm që të bën të humbasësh besimin, por është edhe pothuajse shkak për përjashtim nga puna. Personi për të cilin flasim nuk është kopshtar.

Dhe të enjten mësohet lajmi i ri se ambasada gjermane në Shkup është informuar nga një bashkëpunëtor i Telekomit, pra nga dikush jashtë strukturave për arrestimin e shtetasit gjerman. Megjithatë bashkëpunëtori i Telekomit merr përgjigje në telefon se ambasada është në dijeni për rastin.

Telefonuesi ishte një mik i vjetër i ish-ambasadorit gjerman në Shkup. Më vonë duke pirë bashkë nga një gotë verë ata kujtonin kohët e shkuara. Bashkëpunëtori i Telekomit i përmend rastin ambasadorit, i cili çuditet me ato çfarë dëgjon nga miku i tij. Andaj ai menjëherë kërkon llogari nga bashkëpunëtorët e tij. Në ambasadë askush nuk kujtohet për thirrjen e atëhershme. Në këtë mënyrë pritet që ish-ambasadori gjerman në Shkup të jetë dëshmitari i ardhshëm para Komisionit hetimor.

Dinamika me të cilën tani dalin në dritë detaj pas detaji duhet ta bëj qeverinë federale dhe autoritetet gjermane që të jenë më të kujdesshme dhe mos të paraqiten si krejt të painformuar. BND, ministria e jashtme dhe prokuroria e Mynihut, që tani ndodhen në shënjestër. Prokuroria ka lejuar përgjimin e avokatit të El Masrit, pa dijeninë e tij. Ky është skandali i radhës!

Eshtë e vërtetë ajo çfarë thotë njëzëri opozita dhe çfarë ndërkohë pranohet edhe në radhët e koalicionit qeverisës. Fakti që në një demokraci gabimet nuk mund të fshihen përjetësisht, por herët apo vonë dalin në dritë është një plus i madh. Dhe kjo mbart gjithnjë me vete shansin që nga këto gabime të mësohet dhe të evitohen të tjerat në të ardhmen. Përndryshe qeveria federale, e reja dhe e vjetëra si dhe autoritetet luajnë me besimin e qytetarëve i cili mund të humas shumë lehtë. Deri në këtë pikë nuk guxohet të arrihet.