1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime nga Prishtina

Bekim Shehu14 Dhjetor 2006

Udhëheqësit politik kosovar thonë se, Këshilli i Sigurimit në mbledhjen për Kosovën ka pasur një vlerësim real dhe korrekt për gjendjen në Kosovë

https://p.dw.com/p/AraQ
Joakim Ryker
Joakim RykerFotografi: UN

Udhëheqësit politik kosovar thonë se, diskutimet ne mbledhjen e KS-it, për Kosovën, treguan qartë se në mesin e shumicës së vendeve anëtare të OKB-së, gradualisht po krijohet bindja se për statusin e Kosovës nuk ka zgjidhje tjetër pos pavarësisë së saj. Sipas tyre, në mbledhjen e KS-it, kishte vlerësime reale për gjendjen në Kosovë, ndërsa, në procesin e standardeve të artikuluara si standarde për intergrime evropiane do të vazhdohet të punohet edhe
më shumë.


Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit të Kosovës, thotë se shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës, do t'u shkonte përshtati atyre strukturave qe nuk duan stabilitet në Kosovë dhe rajon, për këtë arsye ai mbështetë raportin për Kosovën të paraqitur nga shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Alush Gashi ndërkaq, thotë se e rëndësishme është që brenda vendeve anëtare të grupit të kontaktit të ketë një unitet dhe një vendim për statusin e Kosovës ndërsa, sipas tij, KS-it, automatikisht do ta njihte këtë qëndrim.

Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë, shprehen të bindur se shtyrje të tjera të zgjidhjes së statusit të Kosovës, nuk do të ketë, ndërsa, thonë se, në marsin e vitit të ardhshëm bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Udhëheqësit në Kosovë janë të vetëdijshëm se në KS-it, është vështirë të arrihet
një marrëveshje unanime për pavarësinë e Kosovës mirëpo, besojnë se ky mekanizëm do të nxjerrë një rezolutë e cila do tu mundësojë shteteve veç e veç që ta njohin pavarësinë.