1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagimet irakiane ndaj sulmeve turke në veri të Irakut

Ulrich Leidholdt / ARD Amman (WDR) 26 Shkurt 2008

Avionë luftarak turq bombarduan të hënën në veri të Irakut baza të Partisë së ndaluar Punëtore Kurde, PKK. Në Irak janë shtuar ndërkohë reagimet kundër aksioneve ushtarake turke, që filluan të enjten e kaluar (21.2.)

https://p.dw.com/p/DDMf
Ushtarë turq gjatë ceremonisë së varrimit të shokëve të vrarë në kufirin turko - irakian, 25 shkurt 2008
Ushtarë turq gjatë ceremonisë së varrimit të shokëve të vrarë në kufirin turko - irakian, 25 shkurt 2008Fotografi: AP
Zemërimi për marrshimin e turqve në veri të Irakut sa vjen e shtohet. Para së gjithash në Kurdistanin irakian. Qeveria rajonale në Erbil konstatoi e acaruar se, edhe pse dëshiron marrdhënie të mira me fqinjët nuk do që të paguajë çmim të lartë për një problem që nuk është i kurdëve irakianë. Ministri i jashtëm i rajonit autonom verior, Mustafa Bakart sqaron se: 'Ne presim një përgjegje të qartë të qeverisë qendrore irakiane dhe për ne, përgjegjës për gjendjen është Amerika'.
Ushtar turk në kufirin Turqi - Irak
Ushtar turk në kufirin Turqi -IrakFotografi: AP
Bagdati, ndikimi i të cilit është shumë i kufizuar në veriun kurd e trajton ndërhyrjen ushtarake turke në territorin irakian me gjysëm zemre. Por, me kalimin e kohës edhe qeveria qendrore në Bagdat ka fiilluar të kuptojë se aksioni turk i nisur në fillim si me kohë dhe hapësirë të kufizuar tani mund të dalë nga kontrolli. Deri në këtë pikë mund të arrihet shumë lehtë nëse trupat irakiano-kurde të sigurisë, të njohura me emrin Peshmerga do të ballafaqohen me ushtarët turq. Nëse ndodh kjo atëherë pasojat mund të jenë serioze, dhe për këtë Bagdati druhet. I ngjashëm duhet të jetë edhe vlerësimi i qeverisë amerikane. Kjo për faktin se të dyja palët si turqit ashtu dhe kurdët irakianë janë aleatë të saj. Në vitin 1991 Uashingtoni i pat ndihmuar kurdët që të fitojnë autonominë nga Sadam Hyseini.
Kurdët në kufirin Truqi - Irak
Kurdët në kufirin Truqi - Irak
Së fundi ministri i jashtëm irakian, Hoshiyar Zebari deklaroi se: 'Sulmet turke nga toka dhe ajri janë një eskalim serioz, shumë brengosës dhe destabilizues. Qeveria jonë ka kërkuar nga Turqia që t'i japë fund sa më shpejt aksioneve ushtarake dhe të tërheqë trupat e saj. Ka dy muaj që ne përjetojmë rregullisht sulme dhe shkelje të sovranitetit dhe integritetit të Irakut. Ofensiva tokësore përbën tani një eskalim tjetër'. Ushtria turke deri tani ka njoftuar përmbi 100 luftëtarë të vrarë të Partisë Punëtore Kurde dhe për 15 viktima në rradhët e saj. Nga ana tjetër guerrilasit kurdë thonë se numri i ushtarëve të vrarë turq është pesëfish më i madh. Natyrisht që këto të dhëna mbesin të pakonfirmuara. Mustafa Bakar është ekspert për politikën e jashtme në qeverinë autonome irakiano-kurde. Qeveria e tij, sipas Bakarit ka kërkuar pandërprerë nga qeveritë në Uashington, Ankara dhe Bagdat që të kërkojnë për këtë problem zgjidhje diplomatike sepse ai nuk mund të zgjidhet me veprime ushtarake: 'Për 24 vite rresht Turqia ka provuar ta zgjidhë problemin me mjete ushtarake dhe nuk ka patur sukses. Përse kësaj radhe duhet të jetë ndryshe?'.