1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reduktimi i errësirës -luks për Shqipërinë?

Ani Ruci25 Janar 2007

A mund të quhet luks në shekullin e XXI –të ulja e orëve të ndërprerjes sistematike të energjisë elektrike gjatë 24 orëve?

https://p.dw.com/p/ArZL
Tirana, natën
Tirana, natënFotografi: DW

Per Europen qe llampurit nga dritat apo per rajonin qe nese nuk llamburit nuk eshte i zhytur ne erresire kjo fjale duket e pakuptimte.
Por per Shqiperine jo. Natyrisht, luks nuk e konsiderojne njerezit e zakonshem apo ata qe merren me biznese, qe jane deri ne fyt me premtime elektorale per drita 24 ore. Luks e quan vete kreu i Entit qe hap ose mbyll rubinetin e energjise, Drejtori i pergjithshem i Korporates Elektro- Energjitike, Andi Beli,

Me kete deklarim ai i ka shuajtur shpresat e popullsise se mos valle nga shirat qe po vazhdojne qe prej dy ditesh ne gjithe territorin e Shqiperise- sherbimi sinoptik parashikon te zgjasin deri ne fund te kesaj jave- situata do te permiresohet.

Optika e zyrtarit te larte ne strukturen e vetme qe merret me energjine, do te thote qe shirat e shumepritura dhe efikasiteti i lutjeve te popullates drejtuar Qiellit nuk do te konvertohen ne me shume drita dhe as do te zbusin aspak situaten tejet te veshtire energjitike qe po perballon Shqiperia.

Perkundrazi. Regjimi drastik i nderprerejes se energjise do te vazhdoje te jete ne fuqi. Madje edhe per Tiranen dhe Durresin qe gezuan disa ore me shume drite vetem per dy dite.

Sipas Drejtorit Andi Beli, shkak per kete regjim mbetet situata ende kritike ne liqenin e Fiertzes dhe ate te Komanit, ku niveli i ujit vazhdon te mbetet afer pikes kritike te vdekjes. Prej disa javesh eshte pezulluar prodhuimi i energjise nga turbinat e ketyre liqeneve dhe prodhimi vendas i energjis elektrike nga Firza dhe Komanieshte zero. Te gjitha nevojat e popullsise dhe biznesit plotesohen vetem nga importi.

Reduktimi i oreve te nderprerjes se energjise elektrike vetem per Tiranen dhe Durresin ishte nje lloj shprese edhe per qytetet e tjera. Por lajmin e keq te rikthimit te regjimit te plote te nderprerejes se energjise elektrik edhe per kryeqytetin dhe qytetin bregdetar te Durresit e publikoi vete Drejtori i Pergjithshem i KESH -it Andi Beli.

Ne nje deklarim per mediat ai tha se „menazhimi i prurjev te ujit ne liqenin e Fierzes dhe te Komanit mbetet tani per tani detyra me e rendesishme e Korporates, e cila nuk mund tia lejoje vetes ne keto kushte kur prodhimi vendas nuk egziston llksin e reduktimit te oreve te nderprerjes se energjise elektrike.“

Ndonse ai nuk e permendi kuptohet qe biznesi nuk iu pergjigj thirrjes se Korporates, ne fillim te kesaj jave, qe ta spostoje veprimtarine e tij prodhuese vetem gjate nates, kur konsumi i energjise nga poipullata eshte me i paket. Pervec kompanise turke te celikut, Kurum, qe po e zhvillon aktivitetin e saj prodhues gjate nates bizneset e tjera nuk kane ndryshuar grafikun e tyre te zakonshem.

Ne situaten e vershtire sa nuk ka me, te organizimit te jetes se perditshme vete kreu i shtetit, Presidenti i Republikes Alfred Moisiu zhvilloi nje takim te posacerm me perfaqesuesin e Bankes Boterore, ne Tirane, Nadir Mohamed. Burime zyrtare nga Presidenca pohojne se ne qender te tij ishte kerkesa per nje mbeshtetje financiare nga ana e kesaj Banke per te importuar me shume energji elektrike nga kompani rajonale dhe europiane. Por nuk ka ende asnje njoftim zyrtar per pranim nga Banka Boterore te kesaj kerkese. Ne rast se kjo ndodh, me parate e Bankes atehere disa ore me shume drite, nuk do te jete nje luks i pamundur.