1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët, denimet e krimeve në Serbi dhe nxënësit që ndihmojnë jetën

20 Qershor 2009
https://p.dw.com/p/IV8g

Me 20. qershor shënohet dita botërore e refugjatëve, ndërkohë që çështja e të zhvendosurve mbetet një prej problemeve më të mëdha në disa vende të Ballkanit. Mbi 1.800 romë dhe ashkali nga Kosova tani më 10 vite janë me status të refugjatit në Maqedoni. Autoritetet e Shkupin shpresojnë se pas vendosjes së mardhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Maqedonisë do të zgjidhet edhe çështja e refugjateve.

Nxënësit gjermanë zhvilluan të enjten aksionin e tyre tradicional: "Nxënësit ndihmojnë jetën". Kasaj radhe ata mblodhën 1,5 milionë euro duke punuar në kopshte, tek bukpjekësit, në aeroporte, shitore dhe duke kryer punë të tjera. Megjithë krizën ekonomike, shumë institucione dhe sipërmarrje gjermane u kanë mundësuar nxënësve që të fitojnë para për financimin e 14 projekteve të ndryshme të ndihmës në Kosovë, Shqipëri, Bosnje - Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoni.

Autor: Fatos Musliu/Samela Filipoviq

Redaktoi: Bahri Cani