1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ren sinjalizon rifillim shpejt të negociatave Bruksel-Beograd

16 Maj 2007

Një ditë pasi u konfirmua Vojislav Koshtunica si kryeminsitër i Serbisë, komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oli Ren ka sinjalizuar rifillimin shpejt të bisedimeve për marrëveshjen e asocijim-stabilizmit mes Brukselit dhe Beogradit. Parlamenti i Serbisë të martën (15.05) pak para mesnatës konfirmoi koalicionin qeveritar nën drejtimin e kryeministrit Vojislav Koshtunica. Ky i fundit deklaroi se do ta drejtojë Serbinë drejt BE-së dhe se do të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës për krime lufte.

https://p.dw.com/p/ArVW
Komisioneri i BE-së Oli Ren
Komisioneri i BE-së Oli RenFotografi: picture-alliance/dpa

Nëse qeveria e re në Beograd përparon në hetimet për arrestimin e të dyshuarve në kërkim si kriminelë lufte, mund të rihapen shpejt negoaciat e bllokuara një vit më parë, deklaroi Ren gjatë vizitës në Beograd. Duke përshëndetur konfirmimin e qeverisë së re nga parlamenti, Ren theksoi, se tashmë është hapur sërish rruga politike e Serbisë drejt Evropës. Ai kish sjellë me vete si dhuratë në Beograd edhe marrëveshjen për lehtësimin e vizave ndër të tjerë për studentë dhe gazetarë nga Serbia. Së fundi kjo marrëveshje u pezullua, pasi parlamenti zgjodhi si president për disa ditë shefin e partisë radikale. Por ky gabim tashmë u kapërcye, dhe kryeministri konservator Koshtunica do të qeverisë bashkë me partinë demokratike me orientim perëndimor nën presidentin Tadic si dhe me reformatorët e ekonomisë të grupit "G17". Ky ishte një lajm i mirë për Komisionerin Ren, që deklaroi:
"Gëzohem, që qeveria e re në programin e saj pranon integrimin e plotë evropian dhe ne e mbështesim këtë. Serbia ka një perspektivë të qartë evropiane dhe ne duam ta ndihmojmë Serbinë që kjo të bëhet realitet."

Bisedimet për marrëveshjen e asocijim-stabilizimit mes BE-së dhe Serbisë u ndërprenë, pasi qeveria e mëparshme në Beograd nuk kish ndërmarrë sa duhet për arrestimin e ish-gjeneralit në kërkim për krime lufte, Ratko Mladiç. Ende ka dyshime që ai është i strehuar në Serbi. Gjatë krijimit të qeverisë ka pasur grindje kryesisht sa i përket përgjegjësisë për policinë, ushtrinë dhe shërbimet sekrete, e kësisoj edhe ndaj mbikqyrejs së hetimeve për Mlladiçin. Ministrat e deritanishëm nga partia e Koshtunicës, nuk kanë besim, se diplomatët perëndimorë janë vërtetë të interesuar për hetimet ndaj Mlladiçit. Disa nga këta ministra do të vazhdojnë të jenë në post. Por këtej e tutje kompetencat mbikqyrëse ndaj shërbimeve sekrete do t´i ketë presidenti me orientim perëndimor Boris Tadiç, gjë që është pjesë e një kompromisi të koalicionit sipas dëshirës së perëndimorëve. Pas bisedimeve me komisionerin Ren, presidenti Tadiç deklaroi: "Tani për tani unë nuk mund të them, se kur do të dorëzohen në Tribunal të akuzuarit e fundit për krime lufte. Unë vetëm mund të premtoj, që ne pas konfirmimit të qeverisë, po punojmë me të gjitha forcat për këtë. Serbia nuk do të mund të hyjë në BE dhe qytetarët e Serbisë nuk do të kenë jetë më të mirë, nëse nuk përfundon bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës. Ky është një mesazh i qartë ndaj të gjithë qytetarëve të vendit. Unë besoj, se BE-ja pa Serbinë nuk ëhstë e plotë. Antarësimi në BE është një garanci e sigurtë për një jetë më të mirë dhe evropiane të qytetarëve tanë."