1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Retorikë e urrejtjes në fushatën elektorale në Hungari

14 Dhjetor 2017

Një deputet i partisë Fidesz, poston një fotografi me një derr të therur, ku shënohet emri i miliarderit nga SHBA George Soros. Kjo është një shenjë e retorikës në rritje të urrejtjes nga Orbani dhe partia e tij.

https://p.dw.com/p/2pKVZ
Screenshot Facebook-Profil Janos Pocs, ungarischer Abgeordneter
Fotografi: facebook.com/pocsjanos.jaszsag

János Pócs, një deputet i partisë së Orbanit Fidesz, e konsideron këtë si humor, por kjo shaka është e tmerrshme. Pócs ka postuar të premten e kaluar në faqen e tij të Facebook-ut një fotografi të një feste tradicionale të therjes së bagtësië. Në të shihet një grup njerëzish, para të cilëve ndodhet një derr i therur. Në lëkurën e derrit dikush ka shkruar në hungarisht: "Ishte Sorosi!!!" Një lojë fjalësh, sepse ky mbishkrim do të thotë i përkthyer fjalë për fjalë edhe: "Radhën e kishte ai!!!" Pócs e komenton këtë: "Ata kanë një derr më pak..." dhe shton një symiley të ngerdheshur me ironi.

Fotografia dhe komenti i Pócs kanë shkaktuar indinjatë të madhe publike. Mbi njëmijë përdorues të Facebook-ut kanë shkruajtur mesazhe duke e dënuar këtë postim të deputetit të partisë Fidesz. Si rjedhojë Pócs deklaroi, se nuk e kupton këtë indinjatë, fotografia nuk ka të bëjë aspak me George Soros, miliarderin nga SHBA-ja, ndaj të cilit prej kohësh kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán zhvillon një fushatë të hapur.

Ky përgënjeshtrim i shtirur ka indinjuar një pjesë të opinionit e madje edhe shumë konservatorë të moderuar. Ndërkohë 120 intelektualë të njohur hungarezë, ndër ta edhe shkrimtari György Konrád, filozofët Ágnes Heller dhe Gáspár Miklós Tamás si dhe regjisorja Ildikó Enyedi, kërkojnë dorëheqjen e deputetit Pócs. Edhe shoqëria e hapur e miliarderit Soros ka protestuar ashpër: "Eshtë një sulm shokues ndaj George Soros-it. Kjo fotografi ka të bëjë me një traditë të gjatë e të errët të antisemitizmit. Ky është një shembull i ri për antisemitizmin e pranuar zyrtarisht prej Hungarisë së Viktor Orbánit."

Kryetari i grupit parlamentar të Fidesz-it, Gergely Gulyás, kritika të tilla i konsideron si "komponente të fushatës antihungareze të Sorosit", sikurse tha ai në një konferrencë shtypi. Viktor Orbán e komentoi aferën ndaj gazetarëve hungarezë me fjalët, çështjet e therjes së derrit nuk kanë të bëjnë me kompetencat e qeverisë së tij. János Pócs vet disa kërkesave të Deutsche Welle-s për prononcim me telefon apo me shkrim, nuk u është përgjigjur.

Kjo aferë është karakterisitike për klimën e helmuar publike nën Orbanin - retorika e urrjetjes me motive të ekstremit të djathtë e mazhorancës qeverisëse është pjesë e së përditshmes në Hungari. Në sfondin e zgjedhjeve palrammentare pranverën e vitit të ardhshëm madje pritet që kjo të përkeqësohet edhe më shumë.

Sivjet në kuadër të të ashtuquajtruave "konsultime qeveritare" ka pasur dy fushata të qeverisë kundër George Soros-it. Në këto fushata me nota antisemitiste ai paraqitet si koka e një komploti antihungarez. Ndërsa në një fushatë tjetër lihet të kuptohet, se miliarderi nga SHBA-ja synon ta vëshrojë Europën me miliona refugjatë.

Soros është hungarez me origjinë hebreje dhe që nga fundi i viteve 1980 përmes fondacionit të tij Shoqëria e Hapur (Open-Society) ka investuar milirda Euro për projekte sociale dhe për shtetin ligjor në Europën Lindore, vetëm në Hungari ai ka lëvruar 350 milionë Euro. Viktor Orbán, vet një ish-bursant i Sorosit, e ka shpallur qysh prej dy vjetësh miliarderin si armikun kryesor dhe nuk lë rast pa e sulmuar atë.

Por ai nuk është vetëm kundër spekulantit të financave e në përgjithësi kundër kapitalit të huaj, që sipas Orban-it, duan ta dëmtojnë Hungarinë. Në retorikën e Orbanit bëjnë pjesë edhe kërkesat për rivendosjen e dënimit me vdekje, shprehjet homofobe, stigmatizimi i hapur i romëvë si kriminelë dhe dembelë, janë pjesë e repertoarit të zakonshëm të mazhorancës qeveritare. Shprehje urrejtjeje homofobie Orban ka përdorur shpesh ndaj shefit të ish-partisë së bllokut ekstrem të djathtë Jobbik, Gábor Vona, i cili që nga viti 2014 përpiqet ta etablojë Jobbik si një parti të moderuar popullore nacional-konservatore.

Në mënyrë paradoksale rolet politke kësisoj pjesërisht k´janë shkëmbyer. Fidesz i Orbanit praktiksiht me sukses ia ka marrë të gjitha temat Jobbik e madje i ka vënë në jetë ato.

Ndërkohë që politikanët e Jobbik i shmangen retorikës raciste dhe Vona përpiqet ta hapë partinë ndaj elektoratit të qendrës. Jobbik është partia më e fortë opozitare dhe Vona shpreson, që me hapjen në qendër do të fitojë më shumë zgjedhës se sa me ekstremin e djathtë. Në bisedë për Deutsche Welle-n, Vona thotë, se nëse dikur ka pasur dyshime ndaj demokracisë liberale, tani riformësimi antidemokratik i Hungarisë nën Orbanin i ka dhënë atij një mësim të mirë.

Reduktimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor Jobbik e përjeton me dhimbje në veten e saj: me sa duket pasi Orban i frikësohet rezultatetve të mira të kësaj partie në zgjedhje, në Kontrollin e Shtetit kjo parti kërcënohet nga një gjobë prej dy milionë Eurosh për marrjen jo ligjërisht të donacioneve. E habitsche është që kjo është një kundërvajtje identike me atë të Fidesz-it, por që Kontrolli i Shtetit as nuk e ka hetuar fare.

Keno Verseck, flokë të shkurtra, të kuqërreme, me kaçurela, pas syzeve me skelet të hollë një shikim i buzëqeshur drejt objektivit të kamerës.
Keno Verseck Redaktor, autor dhe reporter