1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Riaktualizohet debati për Partinë Nacionaldemokrate NPD

Marsel Fürstenau7 Shkurt 2005

Debati për sukseset në zgjedhje të partisë nacionaldemokrate NPD, prezantimet dhe sjelljet e saj është riaktulaizuar sërish nga kryeministri landit të Bavarisë, Edmund Stoiber.

https://p.dw.com/p/Ar4i
Kryeministri bavarez, Edmund Stoiber
Kryeministri bavarez, Edmund StoiberFotografi: AP


Në një intervistë dhënë gazetës "Die Welt", Stoiber i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Unionit Kristiansocial fajin për forcimin e NPD-së i`a ka hedhur qeverisë federale. Citoj: Dështimi ekonomik i qeverisë Shrëder, përmasat e papunësisë përgatisin terrenin për ekstremistët të cilët shfrytëzojnë mosperspektivën e njerëzve dhe rrezikojnë demokracinë në vendin tonë".

Reagimet e koalicionit kuq e gjelbër ndaj deklaratës së Stoiberit ishin shumë të ashpëra. Ministri i ekonomisë Volfgang Klement në një intervistë dhënë kanalit të parë televiziv gjerman ARD i hodhi poshtë si të pabaza pohimet e kryeministrit bavarez:

"Kjo është një përpjekje që qeveria federale dhe kancelari të fajësohen për veprimet e NPD-së. Kjo është poshtërsi. Dhe unë mendoj se është një ushtrim i mirë në Gjermani që ne si demokrat kur është fjalë për radikalizmin e djathtë nuk bëjmë akuza reciproke, por provojmë bashkarisht t`a zhdukim atë. Dhe tani pas asaj që u fabrikua nga NPD në parlamentin e landit të Saksonisë mund të thuhet se kjo është një lajthitje e zotit Stoiber", u shpreh Klement.

Për dallim edhe miku i Stoiberit dhe drejtues i zyrës bavareze të shtetit Ervin Huber mbështeti pohimet e kryetarit të partisë së tij në një intervistë dhënë gazetës "Pasauer Neuen Presse". Një shkak shumë me peshë për zhvillimet tek radikalët e djathtë është mungesa e shpresës para së gjithash tek të rinjët të cilët nuk kanë perspektivë për punë. Andaj nuk mund të ndihmoj asgjë që koalicioni kuq e gjelbër përpiqet t`a anashkaloj në heshtje këtë lidhje me dështimin ekonomik, tha Huber.

Ndërkaq në kalanalin televiziv ARD, sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve Klaus-Uve Beneter lidhur me deklaratën e Stoiberit është shprehur se:

"Papunësia, vështirësitë ekonomike - nuk janë shkaqe pse duhet votuar për neonazistët. Ky nuk ishte kurrë një shkak dhe nuk guxon të jetë kurrë më. Dhe pikërisht ky duhet të jetë konsensusi i demokratëve dhe duhet të mbetet konsensusi i demokratëve", tha Beneter.