1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ribashkimi i Gjermanisë kremtohet edhe nga ushtarët e Bundesverit në Kosovë

Ajete Beqiraj / Pejë3 Tetor 2008

3 tetori i vitit 1990, kur pjesa e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë, ju bashkua Republikës Federale të Gjermanisë, u kremtua edhe në Brigadën Shumëkombëshe-Jug, në Prizren.

https://p.dw.com/p/FTYC
Ushtarë të Bundesvehrit gjerman, Kosovë
Ushtarë të Bundesvehrit gjerman, KosovëFotografi: picture-alliance/dpa

Brigada Shumëkombëshe-Jug, në Prizren është njëra nga të dy bazat, ku më 12 qershor të vitit 1999, u vendosen njësitë e para të Forcës Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR), të cilët përmes kufijëve me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, marshuan drejt Kosovës.

Gjeneral Brigade, Vilhelm Gryn, është komandant i Kontigjentit Gjerman, me 2500 ushtarë: "Bashkimi i Gjermanise është ditë e ribashkimit të popullit tonë. Dhe, ne jemi këtu të ofrojmë të njëjtën mundësi për popullin e Kosovës."

"Të shërbesh në Kosovë është ndjenjë e mirë, sepse atë që e kam mësuar në Gjermani-respektin ndaj kulturave të ndryshme, mund ta bart këtu,"-thotë Markus Berndloder, i cili për të tretën herë sherben si ushtar i kontigjentit gjerman, në Kosovë.

"Në këtë festë të ribashkimit të Gjermanisë, unë shoreh bindjen time se edhe Kosova, si shtet i ri, në një të ardhme të afërt mund të jetë një shtet me marrëdhënie të mira me shtetet fqinje dhe me liri dhe drejtësi për të gjithë popujt brënda tij, siç është edhe në Gjermani" - thotë Burkrad Kostern, historian, i cili shërben për herë të parë në Kosovë.

Revolucioni i inicuar nga njerëz të thjeshtë, pastorë evangjelistë dhe priftërinj katolikë, me 3 tetor të vitit 1990, njihet si revolucioni më i sukseshëm dhe më paqësor që mban mend Evropa.