1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rice në Irakun e Veriut

Björn Balschke 19 Dhjetor 2007

Dje të martën ministrja e jashtme e SHBA-ve Condoleza Rice mbërriti në Kirkuk në Irakun e Veriut, për të bërë apel për pajtimin kombëtar në këtë vend të tronditur nga krizat.

https://p.dw.com/p/CdMN
Rice në Turqi, prill 2006
Rice në Turqi, prill 2006Fotografi: AP

Vizita e Rajsit bëhet në fazën e ofensivës më të madhe turke në Irakun e Veriut kurd, i cili nuk e mbështet sa duhet punën për stabilizimin e vendit. Arabëve u ishte kërkuar të vinin në veshje tradicionale, pohuan politikanët lokalë, që moren pjesë në një takim me ministren e jashtme amerikane Rice në Kirkuk. 35 përfaqësuesit e grupeve etnike dhe fetare të Tamimit, provincës ku bën pjesë Kirkuku, debatuan për këtë territor shumë etnik.

Tamimi dhe Kirkuku u ndanë me dhunë nga Iraku

Kurdët duan ta integrojnë Tamimin në territorin e tyre autonom. Ky territor përfshin deri tani vetëm provincën Dohuk, Erbil dhe Suleimanija. Tamimi dhe Kirkuku ndodhen në jug të rajonit dhe ishin arabizuar me zor nga Sadam Huseini, pra si të thuash ishin ndarë nga Kurdistani irakian. Kurdët e Tamimit duan ta kthejnë Tamimin në territorin e tyre autonom.

Grupet tjera etnike arabet sunitë dhe turkmenët nuk e duan këtë. Ata kanë frikë, se kurdët do të shfrytëzojnë burimet e naftës përreth Kirkukut, për t´u bërë të pavarur, dhe ata pastaj si pakica do të duhet të nënshtrohen.

Ushtria turke në ofensivë

Vizitën e shefes së diplomacisë amerikane e errësoi një ofensivë e re e forcave ushtarake turke në territorin e Kurdistanit kurd, që është i afërt me SHBA-të. Dje në mëngjez 500 pjesëtarë të forcave irakiano-kurde të sigurisë hynë në afërsi të qyteti kufitar Amadia, në Irakun e Veriut dhe zhvilluan luftime me trupat e partisë së ndaluar punëtore kurde PKK.


SHBA-të janë përpjekur prej kohësh që të zbusin konfliktin ndërmjet kurdëve irakianë, PKK-së turke, disa njësi të së cilës janë vendosur në Irakune Veriut, dhe qeverisë në Ankara. Por qeveria turke ndodhet nën presion politik dhe duhej të vepronte donte apo s´donte kunder PKK-së. Qeverisë amerikane kjo nuk i vjen përshat. Iraku i Veriut, pra Kurdistani irakian, konsiderohet si relativisht i sigurtë, politikanët konsiderohen realistë, siç e kanë dëshmuar edhe në çështjen e Kirkukut. Por sulmet turke mund ta ndryshojnë shpejt situatën.