1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rini – Një biografi evropiane e lumit

13 Tetor 2016

Një ekspozitë historiko-kulturore në Bon prezanton lumin Rin, si një arterie jetësore karakterizuese e Europës dhe sinjë promovues i kulturës evropiane. Në të shihen 320 eksponate, ku zënë vend edhe aspketet politike.

https://p.dw.com/p/2RABK
Der Rhein - Ausstellung in der Bundeskunsthalle
Fotografi: Kunst- und Ausstellungshalle

"E gjithë historia e Evropës qendron në këtë lum." Kështu ka shkruar shkrimtari francez Victor Hugo në vitin 1838.  Duke marrë shkas nga kjo shprehje Ekspozita Federale e Artit në Bon i ka kushtuar një prezantim të veçantë historisë dhe kulturës përgjatë brigjeve të Rinit me titullin: "Rini - Një biografi evropiane e lumit”.

Eksponatet janë vendosur në mënyrë kronologjike. Gjatë vizitës të shpaloset biografia e një lumi, e cila të zhyt në historinë 200 vjeçare përgjatë rrjedhës së lumit 1200 kilometra, i cili kalon nëpër nëntë vende përpara se të derdhet në deltën Rhein-Maas-Schelde në detin e Veriut. Sot Rini është ndër rrugët më të pasura ujore të botës. E nëse do të mundej ky lumë mund të rrëfente shumë histori.

Der Rhein - Ausstellung in der Bundeskunsthalle
Fotografi: LVR-LandesMuseum Bonn

Një vështrim kulturor ndaj Rinit është po aq interesant sa edhe vështrimi ndaj rrugës së transportit përmes tij. "Rrjedha e tij ka qenë gjithmonë një kordon lidhës për promovimin e mallrave dhe ideve", thotë kuratorja Louise Gräfin von Plessen. Ekspozita e përbashkët e Ekspozitës Federale të Artit dhe Muzeut të Landit në Bon është ndarë në dymbëdhjetë kapituj.

Deutschland Jugendherbergen Festung Ehrenbreitstein
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Fellens

Rini shfaqet herë si një linjë kufiri ushtarak i romakëve, mes Francës e Gjermanisë pas Paqes së Vestfalisë më 1648. E më pas lumi të tregon sërish historinë e industrializimit të Europës Qendrore. Romantika e Rinit e shekullit të 19-të ndriçhet prej piktorëve, poetëve e këngëtarëve, të cilët i kanë dedikuar me veprat e tyre bukurisë së luginës së Rinit, që tërheq mjaft turistë.

Hafen Rotterdam
Fotografi: picture-alliance / dpa

"Ne duam të forcojmë vështrimin ndaj historisë ndërkombëtare të Evropës", thekson kuratorja Plessen". Kush sheh në fund të ekspozitës fotografi të portit "Europort" në Roterdam me pirgjet e kontejerëve shumëngjyrësh e kupton se „këtu Rini bëhet global. Këtu vështrimi mbërrin tek koha e sotme."