1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romë: Vazhdojnë hetimet

24 Dhjetor 2010

Alemanno: Atentatet nuk kanë të bëjnë direkt me Romën. Hetuesit po vazhdojnë hetimet në disa pista ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/zpG6
Ambasada e Zvicrës në RomëFotografi: AP

Përgjegjesinë për atentatet me paketa bombë në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit në Romë e mori përsipër një grup anarkistësh italianë. Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se është gjetur një letër e "Federatës Informale të Anarkistëve", FIA.

Në ambasadën e Zvicrës u plagos rëndë në duar një punonjës i cili po hapte paketën që shpërtheu gjatë hapjes. Një punonjës i ambasadës së Kilit u plagos nga shpërthimi në fytyrë dhe duar. Pas atentateve policia kontrolloi të gjitha ambasadat dhe konsullatat në kryeqytetin italian.

Ministri i Jashtem italian Franco Frattini i dënoi sulmet duke i quajtur një akt dhune dhe u siguroi viktimave dhe personelit t ambasadës solidaritetin e vendit te tij.

Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, tha se atentatet nuk kanë të bëjnë direkt me Romën: "Hetuesit po vazhdojnë hetimet në disa pista ndërkombëtare, të cilat nuk më takon t'i komentoj. Por kemi përshtypjen se atentatet nuk kanë asgjë të përbashkët me Romën."

Sipas njoftimeve në medie, hetuesit në Romë po bashkëpunojnë me kolegët në Athinë, pasi paketat bombë në Itali kanë ngjashmëri me rastet në Greqi. Në fillim të nëntorit në të gjithë Evropën u shkaktua alarm për shkak të paketave bombë, të cilat dyshohen se ishin dërguar nga anarkistë grekë.

dw/dpa/mck/pp