1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rozmari di Karlo: Mirënjohje Tiranës për rolin konstruktiv ndaj Prishtinës

Ani Ruci9 Shkurt 2007

Përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të shtetit, Rozmari Di Karlo falënderoi Tiranën që ka inkurajuar Prishtinën për fleksibilitet, tolerancë dhe durim në këtë proces të rëndësishëm të zgjidhjes së statusit

https://p.dw.com/p/ArYn

SHBA-të e kanë cilësuar të enjten në mbrëmje një lajm shumë të mirë vendimin e Beogradit për të marrë pjesë në negociata për statusin e Kosoves por theksuan se mbeshtesin afatet kohore të percaktuara nga Presidenti Ahrisari dhe mbrojne pikëpamjen që kjo çeshtje te zgjidhet pa vonesë.

Rozmari di Karlo, zv. asistente e sekretares amerikane te shtetit per Europen Juglindore i bëri publike këto pikëpamje në një konference shtypi, në përfundim të një vizite zyrtare dyditore ne Tiranë:

„Ky është një lajm shume i mirë,“ tha Rozmari di Karlo per pjesëmarrjen e Beogradit në negociata. Mbështetja amerikane, vijoi ajo, shkon per presidentin Ahtisari, për procesin, për afatet kohore qe ai ka caktuar ose do te caktoje: Ka ardhur koha që për të gjithe njerezit ne rajon te kete qartesi“

Lidhur me mundesine e destabilizimit apo te trazirave ne Kosove nga shtyrja e bisedimeve nga 7 deri ne 10 dite deri ne formimn e parlamentit te ri serb, di Karlo tha: „Prishtina dhe udhëheqësit e saj kanë mbajtur qëndrim konstruktiv gjate procesit të negociatave dhe SHBA besojne përsëri në vazhdimin e një përfshirjeje të tillë“.

Rozmari di Karlo e shprehu qarte se Departamenti amerikan i shtetit vlereson vazhdimin në situaten e tanishme të rolit moderues të Tiranes në lidhje me reagimin e lidershipit të Prishtinës. „Jemi shume mirënjohes, tha ajo per rolin qe Shqipëria ka luajtur në kete proces duke i inkurajuar Prishtinës, fleksibilitet, tolerancë dhe durim për të ndjekur një proces të Kombeve të Bashkuara.“

Rozmari di Karlo e vleresoi lart propozimin e Ahtisarit per statusin e Kosoves: „Propozimi i tij është i drejtë, i ekuilibruar, tha jo të enjten në mbrëmje ne Tiranë. Procesi është drejtuar prej tij me integritet dhe duke marre parasysh interesat më të rëndësishme të palëve.

Duke bërë një permbledhje të qendrimit amerikan zv.asistentja e sekretares amerikane te shtetit, Rozmari di Karlo theksoi se „është shumë e rëndësishme që çështja e Kosovës të zgjidhet pa vonesë.

Rezultati do te promovoje stabilitet ne rajon, do te promovojë një shoqeri shumëetnike ne Kosove dhe do te jete i pranueshem nga njerëzit në Kosovë.“