1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrëfim i vonuar - Grasi dhe e kaluara e tij në SS

Hajo Shteinert16 Gusht 2006

Sikur katoliku Gynter Grass të kish rrëfyer që kur ishte djalë i ri gjermanëve s´do tu ngriheshin sot nervat me pohimin e tij

https://p.dw.com/p/Aqzp
Günter Grass dhe Imre Kertesz
Günter Grass dhe Imre KerteszFotografi: picture-alliance / dpa

"Më në fund e vërteta duhet të dalë në shesh!", kështu komenton nobelisti në letërsi në intervistën për "Frankfurter Allgemiene Zeitung" pohimin e tij të vonuar për shërbimin në trupën elitare të Hitlerit. Ai vet bën fjalë për heshtje, por kjo është një e fshehtë që ai e ka zbuluar me shumë vonesë.

Ai ka pasur herë pas here mundësi për ta thyer heshtjen. Por përkundrazi Gras gjithmonë e ka marrë fjalën si një apostull i paralajmërimit dhe moralizimit. Ndërkohë që asnjehërë ai s´ka kërkuar të gjejë mundësinë për të deklaruar aventurën rinore të tij dhe pasojat biografike, psikologjike dhe politike që lidhen me të. Me një deklarim më të hershëm për antarësinë e tij në njësinë SS, Gras do të kish kontribuar për zbutjen e ngërçit në raport me të kaluarën gjermane.

Përshembull teksa kancelari Helmut Kohl dhe presidenti i SHBA Ronald Regan përkujtuan në vitin 1985 të rënët e Luftës së dytë Botërore në varrezat e ushtarëve në Bitburg dhe