1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

211108 USA Jung Piraterie

Lindita Arapi21 Nëntor 2008

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ministri gjerman i mbrojtjes Jung diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së edhe për luftimin e piraterisë përpara brigjeve të Somalisë. Gjermania do të marrë pjesë me një fregatë.

https://p.dw.com/p/FzFz
Ministri i mbrojtjes, JungFotografi: AP

Dy herë ka lundruar fregata gjermane "Karlsruhe" në kuadër të operacionit "Enduring Freedom" përpara brigjeve të Somalisë dhe piratët kanë marrë arratinë. Një ndërhyrje ushtarake nuk ishte e nevojshme, kërcënimet mjaftuan. Në atë kohë ushtarët gjermanë nuk kishin autorizimin e nevojshëm për kapjen e piratëve.

Ndalimi i tyre është kompetencë e policisë federale gjermane. Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung kërkoi të enjten (21.11.) në Nju Jork një plan të qartë veprimi për misionin ndërkombëtar, dhe rregulla të qarta ndërkombëtare për luftimin e piraterisë. Këshilli i Sigurimit diskutoi në të njëjtën ditë një rezolutë të re kundër piraterisë, që u paraqit nga SHBA-ja.

Sicherheitsrat
Këshilli i Sigurimit, Nju JorkFotografi: AP

Si të luftohen efektivisht piratët?

Por ministri Jung tha se qeveria gjermane do të vendosë fillimisht një rregull nacional: "Atje ku preken interesat gjermane ne do të kujdesemi që të kryhet edhe një dënim përkatës. Nuk duam që të ndodhë si në disa raste kur piratët janë lënë sërisht të lirë, kjo nuk mund të jetë zgjidhje."

Se ç'formë do të ketë ekzaktësisht ky rregull nacional, Jund nuk deshi ta thotë. Ai iu referua faktit që sektorët përgjegjës në ministritë e mbrotjes, të jashtme dhe të drejtësisë po punojnë ende mbi projektin. Me mandatin e ri të BE-së, lufta kundër piratëve do të jetë më e efektshme, deklaroi ministri Jung.

Jung përshëndeti vendimin e Këshillit të Sigurimit për të dërguar edhe 3.000 ushtarë dhe policë të tjerë për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kongo, MONUC. Forcat ushtarake shtesë do të dërgohen në Lindje të vendit për të mbrojtur popullsinë civile atje nga luftimet mes ushtrisë, rebelëve dhe milicisë. Qeveria gjermane mbështet zgjidhjen politike dhe humanitare të situatës në Kongo, tha Jung. Gjermania merr pjesë me një kontribut financiar prej 70 milionë eurosh në misionin MONUC.

Afghanistan Deutschland Verteidigungsminister Franz Josef Jung bei der Bundeswehr in Kundus
Ministri gjerman i mbrojtjs, Jung duke vizituar trupat gjermane në AfganistanFotografi: AP

Misioni gjerman në Afganistan - temë tjetër e vizitës së Jungut

Të premten (21.11.) Jung do të vazhdojë vizitën në Uashington ku pritet të takohet me përfaqësues të qeverisë amerikane në largim. Ai u shpreh optimist se me administratën e re të presidentit të ardhshëm Obama do të ketë një bashkëpunim efektiv edhe për misionin në Afganistan.

Suksesi është i mundur vetëm me ndërthurjen e sigurisë ushtarake me rindërtimin civil. "Mbi këtë bazë besoj se do të bashkëpunojmë mirë edhe me administratën e re të presidentit Obama, pasi ne kemi një objektiv të përbashkët: ta bëjmë Afganistanin të aftë të kujdeset për sigurinë e vet. Atentatet terroriste në Nju Jork e patën zanafillën në Afganistan dhe është në interesin tonë që Afganistani të mos kthehet prapa në një kamp stërvitjeje për terroristët."

Jung theksoi gjithashtu se Gjermania sapo ka shtuar kontigjentin e saj në Afganistan nga 3.500 në 4.500 ushtarë dhe është përgjegjëse për survejimin e gjithë hapësirës ajrore dhe 50 për qind të transportit ajror në Afganistan.