1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreth 100 mijë njerëz përkujtojnë Papa Gjon Palin e II-të

Gregor Hoppe3 Prill 2006

Papa Gjon Pali i II me origjinë polake, vdiq më 2 prill të vitit të kaluar. Shumë prej të pranishmëve shfaqën shpresën që Papa së shpejti do të shpallet i shenjtë

https://p.dw.com/p/ArLy
Papa i ndjerë, Gjon Pali i II-të
Papa i ndjerë, Gjon Pali i II-tëFotografi: AP

Flamuj polak me ngjyra bardhë e kuq, shumë të tjerë me mbishkrimin e lëvizjes sindikaliste polake 'Solidarnost', por edhe flamuj të shteteve tjera valonin mbi kokat e besimtarëve të tubuar në Romë. Benedikti i XVI-të, në orën 21 e 37 minuta ju drejtua besimtarëve. Ka kaluar një vit nga vdekja e Papa Gjon Palit të II-të, tha Papa Benedikti, por sot po shihet se: "Ai është ende i pranishëm në shpirtin tonë, në zemrat tona. Edhe më tej ai ndan dashurinë e tij për Zotin me ne por edhe dashurinë e tij për njerëzit. Ai ngjall tek ne, dhe para së gjithash tek të rinjtë, entuziazmin për të mirën dhe guximin për të pasuar Jezu Krishtin dhe mësimet e tij", tha Papa Benedikti i XVI-të.

Vetë Papa Gjon Pali i II-të pat thënë se vuajtja është në këtë botë për të liruar dashuri dhe njerëzimin ta kthejë në civilizim të dashurisë: "Sëmundja e tij, me të cilën ai u ballafaqua me guxim, u tërhoqi vëmendjen të gjithëve për dhembjen njerëzore, kësaj sëmundje qoftë trupore apo shpirtërore dhe i dha vuajtjes dinjitet dhe vlerë", tha Papa Benedikti i XVI-të.

Presidenti i Italisë, Karlo Çampi vizitoi dhe u lut dje së bashku me bashkëshorten pranë varrit të Papa Gjon Palit të II-të. Sot pasdite Papa Benedikti i XVI-të do të mbajë një meshë për paraadhësin e tij. Në të pritet të marrin pjesë sërish të paktën 100 mijë besimtarë nga Italia, Polonia dhe shumë vende të tjera të botës.