1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreziqet nga fotografimet dhe regjistrimet në publik

Martin Koch/Arnd Riekmann24 Prill 2013

Intervistë me Thilo Weichert, të ngarkuarin e landit Schleswig-Holstein për mbrojtjen e të dhënave. Ai flet për përparësitë dhe rreziqet nga inçizimet me kamera dhe me celularë.

https://p.dw.com/p/18Llz
Fotografi: ULD/Markus Hansen

DW: A mund të përdoren edhe në Gjermani fotografitë amatore si bazë për hetime të krimeve, ngjashëm me ate në Boston?

Thilo Weichert: Këto metoda mund të përdoren 100 %, ndonëse korniza e veprimit dallon. Incizimet me video në Gjermani janë të rregulluara me ligj në mënyrë strikte. Nuk lejohet që këto të përdoren në çdo rast dhe për çdo konoroll. Por atje ku kemi një masë të madhe njerëzish dhe ku ekziston mundsia e cënimit masiv mund të përdoren edhe fotograti të tilla prej autoriteteve.

DW: Çfarë përparësish mund të ketë një inçizim me celular, në krahasim me kamerat e vendosura në vende të ndryshme?

Thilo Weichert: S'ka kurfarë dallimesh për mundësinë e hetimeve. Në çdo situatë mund të përcaktohet se ku kanë qenë persona të caktuar dhe mund të identifiohen ata. Kamerat për mbikqyrje të policisë natyrisht bëjnë inçizime tërë kohën dhe si pasojë kanë një kontroll sistematik tërë kohën. Përmes tyre mund të bëhet edhe kronologjia e ngjarjeve që mund të përdoren edhe për luftimin e terrorizmit dhe dukurive të tjera Por ekzistojnë rregulla shumë të qarta të përdorimit të këtyre materialeve në Gjermani, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në SHBA nuk ekzistojnë kufizime si në Gjermani. Inçizimet me video përdoren atje në mënyrë masive, por për çudi kjo nuk ndihmon në ngritjen e kuotave të zbulimeve të krimeve. Përkundrazi, kriminaliteti në SHBA dhe Britani të Madhe është më i lartë se në Evropë.

DW: Ka dhe përpjekje që të përdoren kamerat me teknologji 3 D për zbulimin ne gjurmëve. Mund të ndihmojë kjo teknologji?

Thilo Weichert: Një teknologji e tillë nuk është ende e mundur që të bëhet me Smartphone normal apo me video. Këtu duhet të bëhen inçizime nga disa anë, por është e vërtetë që në nivelin e mbikqyrjes kemi një zhvillim të madh teknologjik. Megjithatë me këto gjëra lidhen edhe shumë rreziqe për cënimin e të drejtave të privatësisë.

DW: Cilat janë mangësitë dhe kufijtë?

Thilo Weichert: Zhvillimet e fundit teknologjike janë shumë interesane për hetuesit por janë shumë të rrezikshme për njerëzit nëse përdoren në mënyrë të pakontrolluar. Këto gjëra mund të kenë edhe efektiv kufizues.

DW: Cilat mund të jenë pasojat për një shoqëri nga një mbikqyrje edhe më masive me videokamera apo me inçizime me celularë?

Thilo Weichert: Kjo me siguri që mund të ketë për pasojë ndryshimin e sjelljes së njerëzve në opinion. Ne momrnzin kut unë e di se dikush më vëzhgon, unë natyrisht që sillem ndryshe nga situatat kur nuk jëm nën mbikqyrje. Si si mund të ndikojë kjo varet edhe nga personi. Një prej pasojave është që njerëzit ndjehen të kufizuar në liritë e tyre por mund të ndodhë që mbikqyrja dhe fotografimet e rrisin agresivietin tek njerëzit. Sidoqoftë është shumë me rëndësi që të jemi të kujdesshëm me këto fotografi dhe inçizime sepse me to mund të manipulohet dhe të bëhet presion ndaj njerëzve. Në anën tjetër, ekziston edhe një lloj efekti i mësimit me këto dukuri sepse ndërkohë ka kaq shumë fotografi dhe inçizime në treg sa që edhe një fotografi e imja më shumë nuk është fare relevante.

Thilo Weichert është i ngarkuar i landit Schleswig-Holstein për mbrojtjen e të dhënave.