1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Itali

LA/AG25 Gusht 2016

Një tërmet i rëndë goditi Italinë në orët e para të së mërkurës (24.08). Mediat njoftojnë për shkatërrime të mëdha dhe viktima. Ende gjenden njerëz nën rrënoja.

https://p.dw.com/p/1Jo61
Italien Erdbeben Amatrice
Fotografi: Reuters/R. Casilli

Në orët e para të së mërkurës një tërmet i shkallës 6,2 ballë goditi Italinë qendrore. Sipas raportimeve të Agjencisë Civile Italiane, të paktën 250 vetë kanë humbur jetën, shumë të tjerë janë plagosur. 150 vetë ende konsiderohen të humbur në fshatin Arquata al Tronto. Epiqendra e tërmetit ndodhej në rajonin e Norcias, pranë Umbries. një banor rrëfen se ka mbijetuar si nga një mrekulli, shkruan dpa. "Brenda dhjetë sekondash u shkatërrua gjithçka."

Italien Erdbeben Amatrice
AmatriçeFotografi: Reuters//R. Casilli

Kryebashkiaku i qytezës së Accumolit bën fjalë për viktima dhe një qytet të shkatërruar, po ashtu edhe kryetari i bashkisë së Amatriçes, Sergio Pirozzi thotë se "gjysma e qytetit është zhdukur". Një urë është shkatërruar, dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Ende gjenden njerëz nën rrënoja.

Italien Erdbeben Amatrice
AmatriçeFotografi: Reuters/E. Grillotti

Gjermania shpreh solidaritet me Italinë. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shpreh se "natyrisht qëndrojmë të gatshëm për ndihmë, nëse kjo dëshirohet". Në këtë moment jemi në pikëllim dhe solidaritet tek miqtë dhe partnerët tanë italianë, tha Steinmeier.