1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080709 USA Managergehälter

8 Korrik 2009

Rreth 11 milionë dollarë është rroga mesatare e një menaxheri në SHBA. Për punën e tij, ai fiton 364 herë më shumë se një punonjës i zakonshëm, që punon me rrogë të plotë. Kjo tani do të ndryshojë.

https://p.dw.com/p/Ijju
Pamje simbolike për rrogat e menaxherëve.
Aksionerët do të lejohen që të vendosin në të ardhmen veton në përcaktimin e rrogave dhe pagesave të shpërblimeve për menaxherët.Fotografi: picture-alliance/chromorange

Qeveria Obama ka bërë para pak kohësh një propozim për një ligj të ri. Aksionerët do të lejohen që të vendosin në të ardhmen veton në përcaktimin e rrogave dhe pagesave të shpërblimeve për menaxherët.
"Për të ardhur turp", e quajti Barak Obama sjelljen e menaxherëve, në kuadër të krizës financiare. Por vetëm pak muaj më vonë flitet se punonjësit e kompanisë Goldman- Sachs i presin këto ditë shpërblime rekord. Ose rasti i John Hammergren-it, shefit të koncernit farmaceutik McKesson. Rroga e tij këtë vit u rrit me 11 përqind në 29,7 milionë dollarë amerikanë- kjo në një kohë kur vlera e aksioneve ra me 33 përqind. Një i ri njujorkas: "Këta djem duan t'i socializojnë humbjet dhe t'i privatizojnë fitimet. Kur fitojnë mirë para, duan t'i mbajnë ato, por kur humbasin para, atëherë duhet të jetë taksapaguesit që t'i nxjerrin nga situata. Mendoj se janë egoistë dhe të kufizuar në vështrimin e tyre."

Presidenti amerikan Obama, dhe ministri i financave Timothy Geithner.
"Për të ardhur turp", e quajti Barak Obama sjelljen e menaxherëve, në kuadër të krizës financiare.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Edhe qeveria e pranoi problemin dhe bëri premtime të mëdha. Menaxherët e SHBA i kërcënon një listë me shkurtime radikale: politikanët kërkojnë shkurtime strikte të rrogave dhe të shpërblimeve për menaxherët. Ata bëjnë fjalë për kushtëzime atraktive, të cilat bëjnë si bazë për shpërblimet suksesin afatgjatë të sipërmarrjeve. U bë fjalë madje edhe për kthim parash të paguara. Tani propozimi është te ministri i financave, Timothy Geithner- dhe ai është i vakët. I vetmi element i ri është që aksionerët mund të votojnë për rrogat e topmenaxherëve.

Qytetarë gjermanë që kërkojnë edhe në Gjermani shkurtime të rrogave të menaxherëve.
Menaxherët i kërcënon një listë me shkurtime radikale.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Për ekspertin Don Lindner të shoqatës jofitimprurëse WorldatWork ky është një hap në drejtim të gabuar: "Ky ligj është i tepërt dhe ndoshta i gjithi kundërproduktiv. Shkaku është i thjeshtë: ka rreth 19 mijë sipërmarrje publike në SHBA dhe pjesa më e madhe i rregullon në mënyrë shumë të arsyeshme pagat e menaxherëve. Kështu që ky ligj nuk ka thuajse fare rëndësi dhe vetëm sa do t'i rëndojë me punë shtesë sipërmarrjet. Dhe kjo do të kushtojë shumë para. "

Veç kësaj, vendimi i aksionerëve nuk do të jetë detyrues. Pra pak gjëra konkrete - kjo në një kohë kur pasojat sociale të krizës financiare, janë më se të dukshme. Që prej shpërthimit të recesionit, në SHBA janë eleminuar 6 milionë vende pune- numri më i madh ky, që prej viteve '30 të shekullit të 20-të.

Autor : Jens Korte / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama