1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rruga drejt Kopenhagenit - në përfundim të takimit të Kombeve të Bashkuara për klimën

Henrik Böhme 13 Dhjetor 2008

Pas dy javë bisedimesh, përfundoi dje të premten në Posen të Polonisë, Konferenca e 14-të e Kombeve të Bashkuara për klimën. Vendime konkrete nuk u morrën, ato u shtynë për vitin tjetër.

https://p.dw.com/p/GFPo
Delegatë të Konferencës së 14-të të Kombeve të Bashkuara në Posen, 2 dhjetor 2008
Delegatë të Konferencës së 14-të të Kombeve të Bashkuara në Posen, 2 dhjetor 2008Fotografi: picture-alliance / dpa

Ishin të rralla momentet që i kujtonin pjesëmarrësve në Konferencën e Klimës që kishin ardhur nga e gjithë bota, pse ndodheshin në Posen. Njëri nga këto momente ishte kur kryeministri i Tuvalus, një shteti të vogël ishull në paqësorin jugor, tha një fjali. "Ne jemi një popull krenar", thirri Apisei Ielemia, "ne duam të mbijetojmë si popull dhe si komb." Ashtu si shumë ishuj dhe rajone bregdetare Tuvalu është i rrezikuar nga përmbytja, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk bie dakord për reduktimin e madh të gazrave të dioksidit të karbonit.

Konferenca e 14-të e Kombeve të Bashkuara për klimën në Posen, dhjetor 2008
Konferenca e 14-të e Kombeve të Bashkuara për klimën në Posen, dhjetor 2008Fotografi: picture-alliance / dpa

Çfarë duhet të mendojnë njerëzit në Tuvalu dhe kudo tjetër kur dëgjojnë se në konferencën e Posenit, lufta për mbrojtjen e klimës nuk ka bërë asnjë hap përpara. Kur dëgjojnë se vendet e pasura dhe ndotësit më të mëdhënj të atmosferës, nuk bien dakord të nënshkruajnë në një dokumend me shifra objektivat për reduktimin e CO2-it.

Kur lexojnë sa miliarda dollarë dhe euro kanë hedhur poshtë xhonglerët financiarë të botës dhe sa para po vazhdon të jepet për të mposhtur krizën financiare? Përkrahje e pakufizuar i duhet dhënë atyre që thonë, se nëse mbrojtja e klimës nuk vendoset nën kontroll atëherë kriza financiare botërore do e lërë klimën në hije.

Kush punon për mbrojtjen e klimës vetëm në kohën kur ekonomia është mirë dhe tani në kohë të këqija thotë se nuk ka para për mbrojtjen e ambientit, ai nuk e ka kuptuar dramaticitetin që përmbajnë raportet e shkencëtarëve dhe studiuesve për klimën.

Thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, për një "Green New Deal" duhet dëgjuar. Nuk është se çdo gjë duhet tani të lyhet në ngjyrën e gjelbërt. Por, mendimi duhet të lihej i lirë duke thënë: Mbrojtja e klimës do të kishte qenë një gur themeli për programin e koniukturës botërore. Dhe për ata që e kanë kapitalizmin në gjak mund të shtohet; Me këtë mund të nxirren përfitime. Për shembull Gjermania do të arrijë për pak kohë që 15 për qind të volumit të saj industrial ta arrijë nëpërmjet teknikës së klimës.

Ministri austriak i agrokulturës Nikolaus Berlakovich, në Konferencën e 14-të të Kombeve të Bashkuara për klimën në Posen, 2 dhjetor 2008
Ministri austriak i agrokulturës Nikolaus Berlakovich, në Konferencën e 14-të të Kombeve të Bashkuara për klimën në Posen, 2 dhjetor 2008Fotografi: picture-alliance / dpa

Në bisedimet për klimën, të rëndësishme janë dy koncepte, besimi dhe drejtësia. Si mund të besojnë vendet në zhvillim vendet e industrializuara, që japin prej pesë vitesh premtime për ndihma financiare për përshatjen e ndryshimit të klimës, dhe çdo herë gjejnë arsyetime të reja për të thënë, pse deri tani nuk është derdhur asnjë euro? Çfarë duhet të mendojnë vendet si India, Kina, Brazili, Afrika Jugore dhe Meksika për pozicionin e lëkundshëm të Evropës?

Ndërkohë që disa vende prezantojnë programe për reduktimin vullnetar të dioksidit të karbonit, vende të tjera janë duke humbur rolin kryesues në luftën kundër ndryshimeve të kimës.

Pas Posenit, është e qartë se rruga për në Kopenhagen nuk është e lirë. Nëse nuk ja dilet muajt e ardhshëm që mbrojtja e klimës të kthehet në axhendën e temave më të rëndësishme, atëherë ka mundësi që edhe Kopenhageni të kthehet në zhgënjim të madh.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë