1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rruga e gjatë e BE drejt politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë

Janine Albrecht30 Korrik 2004

Europa dëshiron para botës të prezantohet e bashkuar dhe të luajë rolin që i takon. Kjo është arritur në sektorin ekonomik. Megjithatë, në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, vendet anëtare të BE e kanë të vështirë të heqin dorë nga komptencat dhe t´ia dorëzojnë ato Brukselit. Në këtë aspekt ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE më tepër kanë dëshirë të jenë vetë në skënën politike.

https://p.dw.com/p/ArGk
Disa nga minsitrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE
Disa nga minsitrat e jashtëm të vendeve anëtare të BEFotografi: AP


Joshka Fisher, Mishel Barnie, Bernard Bot janë emrat e disa prej 25 ministrave të jashtëm të vendëve anëtare të BE. Çdo njëri përfaqëson interesat e vendit të tij. Pothuaj gati pesë vjet, në BE egziston posti i përfaqësuesit për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Javier Solana është në këtë detyrë dhe ai përfaqëson zërin e jashtëm të BE në botë:

"E di çfarë është Bashkimi Europian, e di si funksionon ky institucion. Unë dua që në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë të jem sa më eficient. Kjo është një detyrë që nuk mund të krahasohet me detyrat tjera klasike të Bashkimit Evropian."

Tek në vitin 1970 është zyrtarizuar bashkëpunimi politik midis vendeve të atëhershme evropiane. Mirëpo, për një politikë të përbashkët as që mund të bëhej fjalë. Nuk ka pasur synime të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme evropiane dhe as instrumenta për politikë të jashtme. Para së gjithash mungonte një gjë: identiteti evropian. "Nëse unë dua të flasë me Evropën atëherë kë duhet ta thërras" pati thënë njëherë atëbotë me 1973 ministri i jashtëm amerikan Kisingjer. Mirëpo, vendet anëtare nuk ishin të gatshme që në një fushë të rëndësishme siç ishte politika e jashtme të dorëzonin kompetencat. Mirëkuptimi në mes vendeve të BE në këtë fushë kërkohej të përmirësohej përmes bashkëpunimit.


Pothuaj 20 vjet më vonë në Mastrih shefat e shteteve dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian në samitin e Mastrihut, u morën vesh për një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, por megjithatë kjo së pari mbeti në letër, pasi nuk u krijua ndonjë instrument për punë efektive në këtë sektor të rëndsishëm të jetës poltike. Por, ishte parparë që kjo të ndryshonte me themelimin e postit të përfaqësuesit të BE për politikë të jashtme dhe siguri. Në tetor të vitit 1999 në këtë detyrë u emrua Javier Solana:

"Unë mendoj se një nga detyrat kryesore të BE është të vepruarit e shpejtë dhe efektiv. Nëse dikund hapet një vatër krize, apo shfaqen probleme politike dhe nuk reagohet në çastin e duhur atëherë humbet kohë, para, por edhe jetëra njerëzish."

Për të raguar shpejt në një vatër krize bashkëpunëtorët dhe analistë të ashtuquajturit sektori për planifikim strategjik dhe diagnoztifikim të hershën, i mbajnë nën vëzhgim të përhershëm zhvillimet ndërkobmëtare dhe kjo ndodh njëzet e katër orë pa ndërprerë. Megjitahtë, në krizën më të fundit ndërkombëtre, luftën e Irakut u pa qartë se politika e jashtme dhe e sigurisë edhe më tej ashtu si deri më tani përcaktohet nga interesa nacionale. Në rastin e Irakut, Evropa nuk reagoi e bashkuar, por përkudnrazi, e përçarë në përkrahës të luftës dhe në kundërshtarë të saj.

Javier Saolana punën e tij e sheh në mënyrë realiste. BE nuk është shtet, prandaj dhe nuk mund të kopjojë instrumetat e një shteti dhe t´i përdorë ato. Por, Solana edhe në rastet kur posti i tij nuk trajtohet me seriozitetin që i takon, mbetet optimist:

"Bashkimi Europian është një organizatë, e cila nganjëherë bën vetëm një metër kërcim përpara, mirëpo nganjëherë ndodh që hapi të jetë edhe një kilometër i gjatë. Dhe unë mendoj, se këtë hap po e bëjmë me Kushtetutën. Po bëhet një ndryshim shumë i rëndësishëm. Mirëpo, BE nuk ë shtë shtet, ai mbete një organizatë, një institucion i komplikuar, ku megjithatë, 25 shtetet anëtare do ta kënë një politikë të përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë."

Në të ardhmën sipas kushtetutës do të ketë një post të Ministrit të Jashtëm të BE. Posti do të merret nga Javier Solana. Por edhe këtu duhet pritur çfarë do të tregojë përvoja në të ardhmën, se mos edhe në të ardhmën Bashkimi Europian do të tregojë shumë fytyra kur janë në pyetje interesat kombëtare të vendve anëtare të BE.