1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia forcë mbrojtëse e Iranit

Herman Krause26 Shkurt 2007

Ndërsa MPJ amerikane Rice i ofroi Iranit për herë të parë bisedime të drejtpërdrejta, zëvendëspresidenti Cheney thekson i hapur është edhe opsioni ushtarak

https://p.dw.com/p/ArJM
Kremlini i shqetësuar sepse zëvendëspresidenti amerikan nuk e përjashton mundësinë e një goditjeje ushtarake
Kremlini i shqetësuar sepse zëvendëspresidenti amerikan nuk e përjashton mundësinë e një goditjeje ushtarakeFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Sipas gazetarit investigativ Seymour Hersh, qeveria amerikane po përgatitet për një luftë rrufe 24 orëshe kundër Iranit. Rusia, forca mbrojtëse e Iranit dhe vendi me të drejtë vetoje në KS e sheh me sytë e argusit një zhvillim të tillë.

Ka ditë që mediat ruse po nxisin frikën prej një sulmi të mundshëm të SHBA-ve ndaj Iranit. Në emisionin politik "Postskriptum" të kanalit të tretë televiziv përshembull u tha: "Këtë javë BBC njoftoi se Uashingtoni ka përpunuar një listë objektivash për t'u qëlluar me bomba dhe predha në Iran. Në Gjirin Persik janë dislokuar luftëanije të tjera amerikane."

Gazetat ruse theksojnë se edhe Irani po bëhet gati. Kështu gazeta "Nowyje Iswestija" shkruan se Irani po përgatitet për luftë dhe se pas dërgimit në hapësirë të një rrakete ndërkontinentale dëshiron të pushtojë të gjithë kozmosin.

Nga ana tjetër gazeta "Komersant" citon një zëdhënës të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sipas të cilit radarët rusë nuk kanë regjistruar as startin dhe as fluturimin e ndonjë rakete ndërkontinentale. E gjithë historia ka qenë një finte e qeverisë iraniane, e cila deshiron të bëhet e rëndësishme.

Por Kremlini po e ndjek me shqetësim situatën. Në një mbledhje të kabinetit MPJ Sergej Lavrov tha: "Prognozat tona po bëhen gjithnjë e më shpesh shqetësuese. Zëvendëspresidenti amerikan nuk e përjashton mundësinë e një goditjeje ushtarake. Për këtë ne, sikurse keni propozuar ju zoti president, do të ndërmarrim gjithçka për të arritur një zgjidhje përmes bisedimeve."

Pas kësaj Putini shtroi pyetjen, se çdo të thotë kjo, pra një goditje ushtarake pa sanksione?

Por është pikërisht presidenti rus, i cili është shprehur shumë herë kundër ashpërsimit të sanksioneve. Rusia po ndërton në Iran centralin atomik "Busherr" dhe sikurse edhe Kina i shet rregjimit të mullahëve armë. A është pra Rusia forca mbrojtëse e Iranit?

Gazeta e mësipërme "Komersant" shkruan se që tani ekspertët e politikës së jashtme në Moskë janë të mendimit, se nuk duhen lejuar hapa radikalë kundër Iranit. Kremlini e ka marrë tashmë një vendim parimor, që të mos ta lërë Iranin në baltë.