1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia ka nevojë pë solidaritet në luftën e saj kundër terrorit

Cornelia Rabitz6 Shtator 2004

Tragjedia e pengjeve në qytetin Beslan, që përfundoi të premten e kaluar, ende nuk është përpunuar sic duhet. Askush nuk e dinte numrin e saktë të pengjeve, që korrigjohej me cdo informacion. Ende nuk është e qartë se nga vinin pengmarrësit dhe flitet se aksioni për lirimin e pengjeve nuk u krye sic duhet. Ndërkohë që në Rusi po mbahen dy ditë zi, shtetet e tjera kanë ofruar ndihmë. Gjermania ka vënë në dispozicion 100.000 Euro për ilaçe. Por qeveria ruse ka nevojë për solidaritet edhe në luftën kundër terrorit.

https://p.dw.com/p/ArSQ
Njerëzit mbajnë zi në mbarë Rusinë
Njerëzit mbajnë zi në mbarë RusinëFotografi: AP

Në Beslan u varrosën të hënën viktima të tjera të dramës së pengjeve. Shumë të tjerë luftojnë nëpër spitale me vdekjen. Të afërmit dhe ata që e mbijetuan këtë masakër të përgjakshme në Osetinë veriore janë të dëshpëruar, e gjithë Rusia mban zi dhe bota
është e tmerruar nga një katastrofë me përmasa të tilla.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë më i lartë sesa ai i zyrave ruse, por numri i saktë ende nuk dihet. Kaosi i informacionit është shumë i madh. Presidenti rus Putin pranoi gjatë fjalimit të tij se aksioni për lirimin e pengjeve nuk u krye në mënyrë të duhur. Dhe sërisht mediat në Rusi nuk lejohen të informojnë në mënyrë objektive mbi tragjedinë që ndodhi. Në asnjë gazetë nuk debatohet mbi konsekuencat e kësaj tragjedie.

Vladimir Putini shkoi vonë në vendin e ngjarjes dramatike. Ai vizitoi të plagosurit nëpër spitale dhe e evitoi me qëllim takimin me të afërmit e viktimave nga Beslani.

Putini ka të drejtë kur flet për terrorin ndërkombëtar në Kaukas. Por këtë rradhë terroristët islamistë kanë tejkaluar një kufi:
Ata morrën fëmijë peng dhe i vranë ata, ata kthyen një shkollë në një fushë beteje dhe përhapën panik dhe vdekjen. Qëllimi i tyre
është destabilizimi i rajonit. Dhe sigurisht që është naive, të mendosh se terrori do të përfundojë menjëhera pas tërheqjes së trupave ruse nga Çeçenia.

Terroristët radikalë që janë të gatshëm për çdo akt, janë njerëz të dëshpëruar nga vite të tëra lufte dhe dhune në rajonin e tyre. Ata janë njerëz që kanë humbur gjithçka, të afërmit e tyre janë torturuar dhe janë vrarë. Ata janë njerëz të rinj që nuk njohin asgjë tjetër përveç dhunës. Ata janë njerëz që kërkojnë vetëm një gjë: Hakmarrje.

Beslani është kthyer në një simbol të tmerrshëm për një konflikt, që i ka tejkaluar me kohë tashmë kufijtë e Çeçenisë. Putini duhet të përpiqet që ta thyejë në mënyrë politike këtë rreth vicioz. Për këtë Putini ka nevojë edhe për ndihmë ndërkombëtare. Rusia ka nevojë për solidaritet në luftën kundër terrorit.

Pas ngjarjes së tmerrshme në Beslan, njerëzit në Rusi kanë nevojë për siguri dhe mbrojtje. Dhe deri tani ata ende nuk kanë marrë ndonjë ndihmë.