1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ryker: Politikanët serbë duhet të distancohet nga dhuna

Bekim Shehu / Prishtinë25 Shkurt 2008

Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker, kërkon nga zyrtarët serbë që të distancohen nga dhuna. Ryker ja kërkoi këtë ministrit serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Sllobodan Samarxhiq, që ndodhet sot në Kosovë

https://p.dw.com/p/DD0e
Joachim Rücker
Joachim RückerFotografi: ©UNMIK DPI
Pas djegies së dy pikave kufitare nga serbët protestues në veri të Kosovës, pasi Kosova shpalli pavarësinë, Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, pati deklaruar se veprimet e serbëve nuk ishin të mira, megjithatë ishin legjitime. Ky qëndrim u kritikua ashpër nga udhëheqësit në Kosovë, ata vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët kërkuan nga zyrtarët serbë që të jenë të përmbajtur nga komentet, sepse ato ndikojnë keq në situatën e sigurisë në Kosovë.
Ministrit serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Sllobodan Samarxhiq
Ministrit serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Sllobodan SamarxhiqFotografi: AP
Ministri Samarxhiq viziton pas deklaratës së tij Kosovën, mirëpo kësaj radhe për të përcjellë tek serbët mesazhe kundër dhunës. Kjo ishte arsyeja pse shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker, ka lejuar ardhjen në Kosovë të ministrit serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq dhe e ka takuar atë diku në periferi të Prishtinës. "Unë ja bëra atij të qartë se mbështetja në mënyrë direkte apo indirekte e dhunës është totalisht e papranueshme. Për këtë unë ju referova pikërisht deklaratës së tij, ku ai pati thenë se djegia e dy pikave kufitare është legjitime. Unë i kërkova zotit Samarxhiq që të distancohet publikisht nga kjo deklaratë," thotë Joakim Rycker. "Unë po ashtu ja bëra të qartë ministrit Samaxhiq, se mandati ekzekutiv i UNMIK-ut, nën rezlolutën 1244, që përshin adminitratën, policinë, gjyqësinë dhe kufijtë e Kosovës duhet të respektohet", thotë Joakim Rycker. Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, erdhi në mëngjes në Kosovë nga një pikë kufitare në lindje të vendit. Me sigurimin e tij u morrën pjesëtarët e SHPK-së, edhe gjatë vizitës që ai i bëri fshatit serb Badovci i Ri, në qendër të Kosovës.