1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Depression Deutschland

13 Nëntor 2009

Vetëvrasja e portierit të kombëtares gjermane, Robert Enke nuk ka shokuar vetëm tifozët e futbollit. Bashkëshortja e tij, Tereza sqaroi të mërkurën se burri i saj me vite të tëra ka vuajtuar nga depresionet.

https://p.dw.com/p/KWXA
Sëmundja e mohuar e depresionit
Sëmundja e mohuar e depresionitFotografi: picture-alliance/dpa

Pikëllim i thellë, mungesa e vullnetit, pagjumësia, frika, ndjenja e fajit, perspektiva dhe tërheqja e plotë nga rrethi familjar dhe shoqëror - të gjitha këto janë simptoma të depresionit. Gjatë jetës i sëmuri përjeton disa valë depresionesh.

Shkaqet janë të shumëllojshme: Konkretisht goditja nga një fatkeqësi do të ishte e kuptueshme si shkaktare e një depresioni. Shkaktare mund të jenë edhe traumat e fëmijërisë së hershme, për të cilat të goditurit nuk janë më të vetëdijshëm se janë shkaktarë për sëmundjen e tyre psiqike. Po ashtu një mbingarkesë e vazhdueshme mund të sjellë deri tek depresionet. Kështu, njerëzit me sëmundje të tjera psikike, si për shembull fobitë apo tensionet e brendshme apo sëmundjet psikike, të cilat shoqërohen me dhimbje kronike mund të kenë mbingarkesë të vazhdueshme dhe të bëhen depresivë. Përfundimisht ka edhe depresione të trashëguaram, të cilat njihen ndryshe si depresione endogjene.

Sidoqoftë katër milionë njerëz në Gjermani, rreth pesë përqind e popullatës së përgjithshme vuajnë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga një sëmundje psikike. Dy të tretat e tyre janë të gjinisë femërore, ndërsa në rastet më të shpeshta sëmundja shfaqet mes moshës 30 dhe 40 vjeçare.

Rreth 90 përqind e rreth 10.000 vetëvrasjeve të regjistruara si shkaktare kanë sëmundjet psikike.

Ndërkaq rreth 80 përqind e pacientëve janë trajtuar me sukses, thotë Shoqata profesionale e psikologëve gjermanë. Aktualisht pacientët trajtohen me psikoterapi dhe medikamente. Megjithatë kusht është që të caktohet me kohë diagnoza e sëmundjes. Dhe shpesh ngec puna në këtë drejtim, sqarojnë përfaqësues të Shoqatës profesionale të psikologëve gjermanë.

Kjo për faktin se përkundër numrit të lartë të të prekurve, depresionet mbeten një temë tabu në Gjermani. Andaj mjekët supozojnë se numri i burrave të prekur nga depresionet është shumë më i lartë se sa dihet në të vërtetë. Ekspertët nga ana e tyre vetëm mund të supozojnë përse tabuizohet tema e depresioneve: Turpi nga sëmundja psikike, e cila nuk është e kapshme dhe konkrete si një sëmundje, që manifestohet fizikisht, mund të jetë shkak për fshehjen e kësaj sëmundjeje të përhapur.

Autor: Daphne Gratewohl/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi