1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sakashvili pranon zgjedhjet, arrestimet vazhdojnë

9 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5q7

Opozita ka përshëndetur paralajmërimin e presidentit të Gjeorgjisë Mihail Sakashvili që në janar të mbahen zgjedhjet e parakoshme presidenciale. Pas protestave disaditëshe, Sakashvili tha se zgjedhjet presidenciale dhe referendumi për zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 5 janar. Ndërkohë forcat policore kanë vazhduar arrestimin e udhëheqësve opozitarë, me shpjegimin për gjoja lidhje të afërta me shërbimin sekret rus. SHBA kanë kërkuar heqjen e shpejtë të gjendjes së jashtëzakonshme në Gjeorgji. Edhe mediat duhet të punojnë të lira, thuhet në Uashington, pas mbylljes së shumë radiove dhe televizioneve.