1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i Spanjës, fluturimet e CIA-s dhe greva e mjekëve

28 Nëntor 2005
https://p.dw.com/p/Arsc
Fotografi: AP

Nga shtypi i sotëm gjerman për fillim kemi veçuar komentet për samitin e BE dhe shteteve mesdhetare, të zhvilluar në Spanjë. Gazeta e Dyseldorfit, "Handesblat" komenton:
"Evropianët kanë shpresuar shumë: duke u nisur që nga lufta kundër terrorit dhe emigracionit ilegal e deri tek forcimi i shoqërisë civile në veri të Afrikës. Mirëpo në vend të një dialogu frytëdhënës, në Barcelonë u zhvillua një monolog. Ministri algjerian i shtetit Abdelaziz Belkhadem tha se është i ngopur me mësime dhe leksione. Mendime të ngjashme u dëgjuan edhe prej kolegëve të tjerë arabë, ndonëse ata u shprehën me fjalë të tjera. Në fund, pjesëmarrësit mund të jenë të knaqur për arritjen e çfarëdo marrveshjeje. Një dështim tjetër do të ishte edhe fatal", komenton gazeta "Handesblatt".
Me tone të ngjashme shprehet edhe kommentatori i gazetës "ëestfälische Nachrichten":
"Ishte ky një samit i cili përfundoi në një atmosferë të zymtë. Zyrtarisht thuhet se ishte një takim shumë i rëndësishëm, por çfarë ndodhi në të vërtetë? Tetë prej 10 presidentëve dhe kryeministrave të ftuar nga Lindja e Mesme dhe Afrika, refuzuan pjesëmarrjen. Ishte kjo një shuplakë e rëndë për BE. Duket se këto vende më nuk janë të gatshme t'u nënshtrohen presioneve për shkak të ndihmave financiare. Për shumë regjime totalitare vet rendi i ditës ishte i papranueshëm. Zgjedhjet e lira, pluralizmi, pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe dukuritë tjera demokratike paraqesin vetëm kërcënim për pushtetëmbajtësit. Poashtu është e qartë se përveç Turqisë, asnjë prej këtyre vendeve nuk vjen në konsideratë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE".
Një temë tjetër e trajtuar me prioritet janë edhe informacionet për fluturimet e CIA-s permes Gjermanisë dhe vizitën e ministrit të jashtëm Steinmeier në SHBA. "Leipziger Volkszeitung" komenton:
"Politika amerikane ndaj Irakut dhe fluturimet sekrete të avionëve të CIA-s me të burgosur në Evropë, si dhe kalimi i tyre nëpër Gjermani, edhe më tej po shqetësojnë Berlinin zyrtar. Qeveria amerikane deri tani nuk ka dhënë shpjegimet e duhura. Kjo me siguri që nuk është fjala e fundit mes partnerëve, sepse distancimi është i domosdoshëm. Në qoftë se CIA heton shkaqet e vërteta të terrorit, me siguri që do të ishte në interesin e mbarë perëndimit. Por jo edhe përpjekjet që këtyre të burgosurve t'u mohohet e drejta e mbrojtjes".
Ndërsa gazeta e Bonit "General Anzeiger" komenton:
"Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, SHBA gjendeshin para sfidës së shkeljes së normave ligjore me synim mbrojtjen nga radikalizimi i gjendjes. Pra që ndaj terrorit dhe brutalitetit të përgjigjen me mjete demokratike dhe jo me brutalitet dhe barbarizëm. Qeveria amerikane ka rënë në këtë provim. Ajo ka shkelë parimet dhe normat elementare", komenton "General Anzeiger".
Në vazhdim i referohemi grevës së mjekëve gjermanë, e cila zë një vend të posaçëm në gazetat e sotme. "Berliner Kurir" komenton:
"Qytetarët punojnë për para, ndërsa skllavët sepse detyrohen. Udhëheqësit e klinikave gjermane i trajtojnë mjekët pjesërisht si skllavë: për 40 orë pune në javë paguhen, ndërkohë që pokaq shumë kohë detyrohen të punojnë dhe të heshtin. Kryengritja skllave kaherë ishte e parashikueshme. Mirëpo pa marrë parasyshë se sa brutale tingëllon: greva nuk do të japë rezultatet e duhura, përderisa ndonjë të sëmuri nuk i shkurtohet ndihma mjekësore. Vetëm atëherë kur të shohim se sa e rëndësishme është puna e mjekëve, do ta vlerësojmë si duhet punën e tyre".
Me këtë çështje merret sot edhe gazeta "Norbayerischer Kurir":
"Më shumë se dy vjet pas vendimit të gjykatës evropiane për njohjen si orarë pune të kujdestarisë mjekësore, në Gjermani kjo e drejtë pjesërisht nuk po respektohet. Disa klinika nuk po përpiqen fare që të zhvillojnë modele të ndryshme pune, sepse janë të knaqur me faktin se mjekëve duhet paguar më pak. Ata madje edhe shpërblehen prej ligjëdhënësve, sepse kërkohët vazhdimi i kësaj praktike edhe për një vit tjetër. Prandaj nuk duhet befasuar në qoftë se mjekët ngadalë humbin durimin".
Më në fund, "Schwäbische Zeitung" pohon:
"Klinikat i kanë lejuar vetes një lloj mungese skrupullash në raport me përsonelin. Mirëpo masat e propozuara të kursimit i kanë sjellë shtëpitë e shëndetit buzë ekzistencës. Ky presion do të kalojë edhe tek të punësuarit. Pyetja kryesore duhet të jetë sa kushton kujdesi i mirë për shëndetin? Kur mjekët kërkojnë paratë e tyre, ndërkohë që industria e farmacisë shënon profite të mëdha, me reformën e parashikuar diçka nuk është në rregull".