1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takohen në Beograd Rama dhe Vuçiq

bc/beta17 Dhjetor 2014

Në Beograd përfundoi Samiti i tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kushtuar bashkëpunimit ekonomik. Në të mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Rama, që u takua me homologun e tij serb Vuçiq.

https://p.dw.com/p/1E6Lq
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Stankovic

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vuçiq kanë biseduar në kuadër të Samitit të Tretë të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Takimi u prit me interes të veçantë, pas skandaleve dhe tendosjeve në takimin e parë të tyre zyrtar në Beograd, me 10 nëntor, kur kryeministri Rama pati kërkuar që Beogradi të njoh pavarësinë e Kosovës dhe realitetin e ri të krijuar atje. Kjo ka shkaktuar reagimin e Vuçiqit se "Kosova ka qenë dhe do të mbetet pjesë e Serbisë". Kësaj radhe kryeministrat folën për bashkëpunimin ekonomik dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore, si dhe bashkëpunimin në rrugën e integrimeve evropiane.

Nga qeveria serbe u kumtua se Rama dhe Vuçiq kanë nënvizuar domosdoshmërinë e paraqitjes së përbashkët në fondet ndërkombëtare për të siguruar mjetet për projektet e përbashkët, që janë konstatuar edhe në kuadër të procesit të filluar në Berlin, në gusht të këtij viti. Kryeministri Rama ka theksuar mundësinë e krijimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit bilateral, Rama dhe Vuçiq ishin të mendimit se këto vende kanë potencial për bashkëpunim në sektorin e eknomisë, energjisë dhe kulturës. Në takimin, ku morën pjesë edhe ministrat e policisë, tregtisë, ekonomisë, arsimit, komunikacionit dhe energjisë, u tha se Shqipëria dhe Serbia në veçanti janë të interesuar për ngritjen e nivelit të shkëmbimit të mallrave mes tyre.

Kina e kënaqur

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit edhe më të ngushtë mes këtyre vendeve, por edhe bashkëpunimin me Kinën, i cili duhet të forcojë edhe më shumë pretendimet e vendeve evropiane për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Kinës Li Keqiang theksoi se të gjithë pjesëmarrësit e samitit besojnë se bashkëpunimi me Kinën e ndihmon edhe bashkëpunimin e përgjithshëm të Kinës me BE. Li tha se ky bashkëpunim duhet të zhvillohet në shumë nivele, duhet zgjeruar mekanizmat ekzistues, por edhe duhet zgjeruar ata. Li tha se ata duhen të përqendrohen tek prioritetet dhe përparësitë e bashkëpunimit, në veçanti ato që kanë të bëjnë me instrastrukturën.

Serbien Premierminster Treffen in Belgrad Li Keqiang China und Aleksandar Vucic
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Stankovic

Vuçiq shfrytëzoi rastin për profilizimin e Serbisë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka falënderuar përfaqësuesit e të gjitha 16 vendeve pjesëmarrëse, për kontributin dhe zgjidhjen konstruktive. Ai shpreson se vendet e këtij rajoni do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre dhe do të shfrytëzojnë kapacitetet e Kinës për bashkëpunim. Kina ka premtuar në dy samitet e mëparshme (në Vashavë 2012 dhe në Bukuresht 2013) se në këto vende do të investojë rreth 10 miliardë euro. Por deri tani investimet kanë qenë më të ulëta se sa që ëshë pritur. Bahkëpunimi ekonomik i Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore këtë vit ka qenë në nivelin e 48 miliardë eurosh, që do të thotë rreth 3,9 miliardë më shumë se 2013.

Kina e kënaqur

Kryeministri kinez ka shkuar në Beograd të hënën dhe do të qëndrojë atje deri të enjten, kur së bashku me kryeminsitrin serb Vuçiq do të hapë urën mbi Danub. Kjo urë në gjatësi prej 1.5 km ka kushtuar rreth 136,5 milionë euro dhe është ndërtuar nga investimet e përbashkëta. Li dhe Vuçiq do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për ndërtimin deri në vitin 2017 të hekurudhës me shpejtësi të lartë në linjën Beograd-Budapestë. Li është kryeministri i parë i Kinës, i cili e viziton Beogradin në 28 vitet e fundit.

Beograd, ura e re mbi Danub
Beograd, ura e re mbi DanubFotografi: picture-alliance/dpa/T. Brey

Li ka bërë të ditur në këtë samit se vendi i tij do të krijojë edhe një fond të posaçëm për investime, në vlerë prej 3 miliardë eurosh, i cili do të shfrytëzohet për projekte të ndryshme. Nga vendet e rajonit në këtë takim nuk ka pasur vetëm përfaqësues të Kosovës.