1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sarkozi: Plan për përmirësimin e gjendjes në zonat me probleme sociale

Ulrich, Angela / Paris (SR) 10 Shkurt 2008

Presidenti francez Sarkozi të premten (08.02) prezantoi planin për përmirësimin e gjendjes në zonat problematike të periferive. Qëllimi: Dhënia fund e diskriminimit dhe ulja e kriminalitetit.

https://p.dw.com/p/D4ts
Presidenti Nikola Sarkozy në pallatin Elysee duke prezantuar planin e tij. 8 shkurt 2008, ParisFotografi: AP

Plani është një përzierje mes kulaçit dhe kërbaçit. Presidenti francez premtoi më shumë punë për të rinjtë e periferive. Arsimim më të mirë. Në të njëjtën kohë ai i shpalli luftë kriminelëve dhe bandave në lagjet problematike të Parisit. "Lufta kundër tregtuesve të drogës, kundër mafias, mashtruesve do të jetë e pamëshirmshme, që t'i kemi gjërat e qarta. Do të jetë një luftë pa kompromis. Asnjë lagje nuk do t'i shpëtoje kësaj. Ne do të bëjmë gjithçka që t'ua mbyllim gojën atyre që janë një pakicë tepër e vogël dhe që helmojnë atmosefrën në periferi."


Rreth 4000 policë synon që të verë në dispozicon Sarkozi për periferitë, si një lloj trupe lokale e ndërhyrjes së shpejtë

Paralelisht, presidenti francez paralajmëroi masa për një program të gjerë të shkollimit. 100.000 të rinj nga periferitë duhet që në tri vitet e ardhshme të gjejnë punë pas shkollimit.Kujtdo që përpiqet duhet t'i jepet shansi, tha Sarkozi. "Ne ju ofrojmë të rinjve një marrëveshje, për këdo që e do një marrëveshje të tillë. Fjala ështe për shkolim apo punë. Për këtë po punojmë së bashku me firmat më të mira, të cilat ofrojnë kualifkime. Por për këtë duhet të ngirhesh herët në mëngjes dhe të fitosh besimin e shtetit."


Ndihmë pra për ata qe janë gati për të punuar dhe grushti për ata që prishin atmosferën. Ky është measzhi i Sarkozisë për rajonin Banlieue. Nga ana tjetër Sarkozi ëbri të ditur se më gjysëm miliardë euro fonde ai synon të përmirësojë lidhjet e trafikut të periferive me qytetin.

Kryetari socialist i bashkisë së Sarcelles në veri të Parisit është i zhgënjyer.Shumë pak gjëra konkrete ofroi plani i Sarokzisë. "Ai nuk ka dhënë gati asnjë shifër. Ne prisnim gjëra shumë konkrete. Tnai marrim me vete lajmërime dhe shpalljen e vullnetit për një gjë të tillë. dhe didaktiëk. Kjo më irritoi, që ai disa të rinj i prangosi me fjalë. Jemi shumë të zhgënjyer."

Frankreich Unruhen Polizei und Demonstranten in Villiers-le-Bel
Policë dhe demonstrues në lagjen Villiers-le-Bel në veri të Parisit, 27 nëntor 2007.Fotografi: AP


Vjeshtën e shkuar në periferitë e Parisit pati për një kohë të shkurtër trazira. Kjo kryesisht në zonën e Villiers le Bel. Këtu Sarkozi u dëgjua me shumë vëmendje. Një i ri francez ka shumë pak besim se do të ndryshojë diçka. "Ne nuk duam fjalë të bukura, por vepra. Ky është sërish një plan i ri. Duket se ata përpiqen t'i qetësojnë gjkarat deri sa të plasë përseri diku tjetër dhe pastaj sërish jepen premtime të reja. Ne nuk kemi nevojë për plane, kemi nevojë për vepra."