1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130710 Sarkozy Spendenaffäre

13 Korrik 2010

Të hënën pasdite, presidenti i Francës, Nikola Sarkozy dha një intervistë televizive. Partia e tij dyshohet se ka pranuar donacionale ilegale të trashëgimtares së L'Orealit, Liliane Bettencourt.

https://p.dw.com/p/OHwa
Nicolas Sarkozy dhe ministrja e shëndetësisë Roselyne Bachelot.
Nicolas Sarkozy dhe ministrja e shëndetësisë Roselyne Bachelot.Fotografi: picture alliance / dpa

Mesazhi i presidenti francez është i qartë: as ai, as ministri i punës Eric Woerth nuk janë të përfshirë në donacione ilegale partiake. Kritika të tilla Sarkozia i cilësoi shpifje.

Një bisedë në diellin që perëndon në taracën e oborrit të Pallatit Elize - Franca dhe Evropa në sfond - këshilltarët e presidentit nuk i kanë lënë asgjë rastësisë. Në mënyrë që intervista të mos dilte jashtë kufijve, pyetjet lejohej t'i bënte vetëm një gazetar. Vetëkuptohet që pati vetëm pak pyetje për temën skandaloze të javëve të fundit: rastin e miliarderes Bettencourt, në të cilat bëhet fjalë për donacione partiake dhe ndoshta për evazion fiskal të mbuluar politikisht.

Nikola Sarkozi e mbështet plotësisht ministrin e tij të diskutueshëm: "Eric Woerth është një njeri thellësisht i ndershëm, i cili është bërë viktimë e shpifjeve dhe gënjeshtrave, të cilat i ka përballuar me një dinjitet për t'u marrë shembull nga klasa politike."

Para së gjithash gazeta e përditshme "Le Monde" dhe portali i internetit Mediapart i zbuluan aferat Bettencourt. Kryeredaktori i Mediapartit, Edwy Plenel është i shokuar pas intervistës: "Ne kemi pasur këtu një shfaqje teatri, e cila duhet të çudiste çdo demokrat. Presidenti kontrollon policinë, drejtësinë, mediet publike si shef personeli. Dhe tani ai ka edhe emisionin e tij, të përshtatur sipas tij?"

Një insinuatë, të cilën Sarkozia nuk do ta lejonte asnjëherë. Shpjegimi i tij për botimin e historive skandaloze: reforma e pensioneve, të cilën ai do ta vendosë të martën (13.07.) në kabinetin e tij: "Kur kërkon të zbatosh reforma, atëherë ti ndërhyn në interesat dhe ekzistencën e personave të veçantë. Përgjigja është - si shpesh - shpifje. Tani vjen reforma e pensioneve dhe menjëherë pohohet se që prej 20 vjetësh unë shkoj te zonja Bettencourt dhe marr atje zarfe me para. Po ky është turp dhe kohë e hedhur dëm, për atë që presin njerëzit nga unë."

Në intervistë u trajtuan para së gjithash të gjitha çështjet aktuale të politikës së brendshme franceze, shumë reformë pensionesh, java 35-orëshe dhe shpenzimet për punën. Dhe nëse Nikola Sarkozi do të kandidojë pas dy vjetësh. Këtë ai do ta vendosë shumë më vonë.

Autor: Johannes Duchrow/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama