1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sejdiu falenderon Gjermaninë

Bekim Shehu/Prishtinë 21 Shkurt 2008

Presidenti i Kosovës: Gjermania ka qenë dhe do të mbetet një ndër vendet mike të Kosovës. Ai e çmoi lartë angazhimin gjerman, si në aspektin ushtarak, atë ekonomik dhe tash edhe në misionin e ri të BE-së.

https://p.dw.com/p/DBHC
Fatmir SejdiuFotografi: AP

"Ky është një refleksion i drejpërdrejtë i qëndrimit konsekuent dhe jashtëzakonisht mbështetës të Gjermanisë dhënë Kosovës, dhënë procesit të bisedimeve dhe gjithë proceseve tjera të regjenerimit të ekonomisë së Kosovës, sigurisë në Kosovë dhe po ashtu garacioneve të ndihmës së Gjermanisë për rrugën tonë të mëtejme drejt integrimeve evroatlantike", me këto fjalë e vlerësoi presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vendimin e qeverisë gjermane për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidenti i Kosovës tha se Gjermania ka qenë dhe do të mbetet një ndër vendet mike të Kosovës, duke rikujtuar angazhimin gjerman si në aspektin ushtarak, atë ekonomik dhe tash edhe në misionin e ri të BE-së, në Kosovë.

Presidenti Sejdiu, tha se Kosova e garaton komunitetin ndërkombëtar, në këtë rast edhe Gjermaninë, se do të zbatojë me përpikmëri planin e statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari, ku pakicat do të ndjehen të barabarta me shumicën.

"Kosova do të jetë shtet i të gjith’ qytetarëve si një vend sovran dhe i pavarur që do të pranojë vlerat më të larta demokratike si një shtet që do të ketë një kujdes të veçantë për komunitet pakicë dhe si e dini ne zotohemi se do të zbatojmë me përpikmëri planin e statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari."- tha Presidenti, Fatmir Sejdiu.