1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbët dhe institucionet e Kosovës & Mundësia e heqjes së vizave për qytetarët e Serbisë & Anulimi i vizitës së Sejdiut në Shkup

Bahri Cani30 Maj 2009
https://p.dw.com/p/I0SO

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thonë se kjo bashkësi etnike nuk u beson institucioneve kosovare. Autoritetet e Prishtinës pohojnë se institucionet kanë për synim integrimin e serbëve përmes zhvillimit ekonomik. Ndërsa kthimi i të zhvendosurve serbë mbetet prioritet.

Në samitin e ardhshëm të BE-së, i cili do të zhvillohet në qershor, pritet që disa vende të Ballkanit Perëndimor të futen në "listën e bardhë të Shengenit", që do të thotë se prej vitit të ardhshëm mund të heqen vizat për qytetarët e këtyre vendeve. Shansat më të mira deri tani për heqjen e vizave ka Maqedonia, por është e mundur që udhëtimi pa viza t'u mundësohet edhe qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi. Për Serbinë paraqiten edhe disa probleme serioze me shqiptarët.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu anuloi vizitën e tij në Shkup, për shkak të ndryshimit të karakterit të saj nga vizitë zyrtare në takim pune.

Autor: Bekim Shehu, Ivica Petroviq, Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani